Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si t’i dalloni monedhat origjinale nga ato false, BQK publikon udhëzuesit

17/01/2024 - 17:59
në Lajme, Ndryshe
A A
Si t’i dalloni monedhat origjinale nga ato false, BQK publikon udhëzuesit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar disa udhëzues për identifikim e kartëmonedhave dhe monedhave Euro origjinale nga ato false.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BQK ka bërë me dije se ka të hartuar manuale, që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë të kartëmonedhave dhe monedhave Euro, raporton Express.

“Mbajeni monedhën në dorë dhe prekni sipërfaqen e saj. Në monedhat origjinale, për dallim nga ato të falsifikuara, imazhi/relievi dallon qartë nga sfondi i monedhës. Monedhat euro kanë një anë të përbashkët dhe një anë kombëtare. Në anën e përbashkët është numri që tregon vlerën e monedhës ndërsa në anën kombëtare është gjithmonë ndonjë dizajn i vendit ku është emetuar /lëshuar monedha”, sqaron BQK.

Tutje, “Vëzhgoni fillimisht skajin e monedhës, ndoshta duke përdorur një xham zmadhues për ta parë më mirë. Skajet kanë karakteristika të ndryshme në madhësi, trashësi dhe formë për secilën prerje të monedhës. Renditni monedhat e të njëjtës prerje sipër njëra-tjetrës dhe vëzhgoni të dy skajet. Hapësirat e ngritura dhe të lëmuara gjithashtu do të jenë të puthitura në mënyrë të përkryer në monedhat origjinale. Mikro pikat në hartën e Bashkimit Evropian në anën e përbashkët të monedhave origjinale në prerjet 1 dhe 2 euro janë shumë të vogla dhe vështirë të realizueshme në monedhat e falsifikuara”.

“Kontrollimi i vërtetësisë së monedhave mund të bëhet edhe me ndihmën e një magneti, për ta përcaktuar vërtetësinë e secilës monedhë, sepse prerjet e ndryshme kanë veti magnetike të ndryshme nga njëra-tjetra. Te monedhat 1 dhe 2 euro, të cilat janë bimetalike, pjesa e brendshme është pak magnetike ndërsa pjesa e jashtme jo. Monedhat 10, 20 dhe 50 cent nuk kanë veti magnetike, prandaj nëse tërhiqen nga magneti, atëherë janë false. Monedhat 1, 2 dhe 5 cent euro janë shumë magnetike dhe tërhiqen lehtësisht nga magneti. Monedhat e falsifikuara, nga ana tjetër, zakonisht ose nuk jane fare magnetike ose tërhiqen fort nga magnetët”, thuhet tutje në udhëzues.

Ndryshe, muajve të fundit, tregu është mbushur me monedha 2 euro false. Disa markete për një kohë kanë refuzuar ta pranojnë këtë monedhë.

Më poshtë gjeni udhëzuesit:

🔵Udhëzuesit për tiparet e sigurisë së të gjithë monedhave

https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se-monedhave/

🔵 Tiparet e sigurisë dhe mbrojtja nga falsifikimi për monedhën 2 Euro

https://bqk-kos.org/…/Monedha-2-euro-dhe-tiparet-e…

🔵 Karakteristikat dhe informatat tjera për të gjitha monedhat – 1 cent, 2 cent, 5 cent, 10 cent, 20 cent, 50 cent, 1 Euro dhe 2 Euro

https://bqk-kos.org/…/uploads/2022/12/Euro-monedhat.pdf

Kartëmonedhat

🔵 Udhëzuesit për tiparet e sigurisë për të gjitha kartëmonedhat – 5 Euro, 10 Euro, 20 Euro, 50 Euro, 100 Euro, 200 Euro dhe 500 Euro për të dy seritë (seria e parë dhe Europa)

https://bqk-kos.org/…/tiparet-e-sigurise-se…/

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 5 Euro

🔗http://www.bqk-kos.org/…/docs/ob/5E_Tiparet_e_sigurise.pdf

🔗http://www.bqk-kos.org/…/5E_Tiparet_e_sigurise_europa.pdf

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 10 Euro

🔗http://www.bqk-kos.org/…/ob/10E_Tiparet_e_sigurise.pdf

https://bqk-kos.org/…/10E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 20 Euro

🔗http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

🔗http://www.bqk-kos.org/…/20%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 50 Euro

https://bqk-kos.org/…/docs/ob/50E_Tiparet_e_sigurise.1.pdf

https://bqk-kos.org/…/50%E2%82%AC_Tiparet_e_sigurise…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 100 Euro

https://bqk-kos.org/…/01/100E_Tiparet_e_sigurise-1-2.pdf

https://bqk-kos.org/…/100E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 200 Euro

https://bqk-kos.org/…/01/200E_Tiparet_e_sigurise-1.pdf

https://bqk-kos.org/…/200E_Tiparet_e_sigurise_seria…

🔵 Tiparet e sigurisë për kartëmonedhën 500 Euro

🔗http://www.bqk-kos.org/…/ob/500E_Tiparet_e_sigurise.pdf

JU REKOMANDOJMË

Dogana sekuestron mbi 3 mijë artikuj tekstili, të dyshuar si të falsifikuar

Dogana sekuestron mbi 3 mijë artikuj tekstili, të dyshuar si të falsifikuar
17/06/2026 - 12:55

Njësitet e Doganës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, kanë realizuar një kontroll të papritur në...

Më shumëDetails

8 vite pa të, Haradinaj bën homazhe me nënën Rukë pranë varrit të babait

8 vite pa të, Haradinaj bën homazhe me nënën Rukë pranë varrit të babait
17/06/2026 - 12:52

Sot bëhen plot 8 vite nga vdekja e Hilmi Haradinajt, babait të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe të Daut dhe Shkelzen Haradinajt. “Sot, në përvjetorin e...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm

Kusari-Lila: Çmimet e derivateve po stabilizohen, vendimi për marzhën mbetet në fuqi deri muajin e ardhshëm
17/06/2026 - 12:41

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se çmimet e derivateve në Kosovë janë ndikuar drejtpërdrejt nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por...

Më shumëDetails

Haga reagon pas raportit të britanikëve: Nëse ka pretendime për shkelje, të akuzuarit mund t’i drejtohen Supremes ose Kushtetueses

Pas dy amerikanëve, të hënën dëshmon një britanik në Hagë (VIDEO)
17/06/2026 - 12:39

Gjykata Speciale ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “X” një video sa i përket procesit gjyqësor në Hagë. Zëdhënësi i kësaj gjykate, Michael Doyle, ka thënë...

Më shumëDetails

Shefi i NATO-s këmbëngul se SHBA mbetet “e përkushtuar” ndaj aleancës, pavarësisht vendimit për t’i “rregulluar” kontributet

Shefi i NATO-s këmbëngul se SHBA mbetet “e përkushtuar” ndaj aleancës, pavarësisht vendimit për t’i “rregulluar” kontributet
17/06/2026 - 12:38

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, këmbënguli të mërkurën se SHBA-ja mbetet “e përkushtuar ndaj NATO-s”, pavarësisht vendimit të Uashingtonit për të reduktuar kontributet e tij në...

Më shumëDetails

Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së
17/06/2026 - 12:35

Bllokada në Kuvendin e Kosovës po rrezikon zbatimin e reformave të parapara në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe mund të vërë në rrezik afro...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    682 Shpërndaje
    Shpërndaje 273 Tweet 171
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë