Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si t’u shpëtoni alergjive të pranverës

15/04/2025 - 14:59
në Lifestyle
A A
Si t’u shpëtoni alergjive të pranverës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sikleti i alergjive që vijnë me stinën e pranverës është aq i madh, sa ata që e kalojnë mbi kurriz, s’do ia uronin as armiqve të tyre më të këqij. Teshtimat, irritimi i syve, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje kaq të mundimshme për ata që e vuajnë.

Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave të tyre ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.

Ja disa prej tyre:

Mjalti

Mjalti është i përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre. Ai është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është shumë i pasur me kuercetinë, një përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator dhe si pasojë edhe në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.

Salmoni

Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.

Ananasi

Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës (përzierje natyrale e enzimave të nxjerra nga trungu dhe fruti i ananasit), ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, pasi është plot me vitaminë C.

Qepa

Një ushqim fantastik kundër alergjive, që mund të përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban bollël kuercetine, një element që lufton gjendjen e alergjive.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma, është një super zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm dhe rritur forcimin e sistemit imunitar. Shafrani i Indisë mund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefil, limon dhe bëhet pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.

Agrumet

Agrumet si portokalli, qitroja, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C. Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në kontrollimin e simptomave të alergjive.

Ha oriz, quinoa dhe misër

Ndihmo veten mes ushqimit duke shmangur bukën, pastat, çdo gjë që bëhet nga gruri.

Uthulla e mollës

Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.

Ndërkohë, disa ndere të tjera që mund t’i bëni vetes nëse keni teka me ushqimet, i gjeni më poshtë:

Rri në shtëpi

E dimë që është e para zgjidhje që të shkon në mendje, por është vërtet shpëtim. Nëse mundesh të shmangësh një pjesë të lëvizjeve, bëje.

Mbaji dritaret e mbyllura ose të mbuluara me rrjet mushkonjash

Kështu shmang futjen e polenit në shtëpi.

Përdor maskë kur del nga shtëpia

Zvogëlon sërish mundësinë e kontaktit të urryer me polenin.

JU REKOMANDOJMË

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë
Lifestyle

Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

19/05/2025 - 11:52
Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat
Lifestyle

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

19/05/2025 - 11:01
Çfarë trashëgon fëmija vetëm nga babai?
Lifestyle

Çfarë trashëgon fëmija vetëm nga babai?

14/05/2025 - 15:55
Orforgliproni ilaçi i parë oral që do të frenojë diabetin e tipit 2
Lifestyle

Orforgliproni ilaçi i parë oral që do të frenojë diabetin e tipit 2

14/05/2025 - 15:53
Lifestyle

21/04/2025 - 15:23
Sekreti në ecje që mund të përmirësojë shëndetin e zemrës suaj
Lifestyle

Sekreti në ecje që mund të përmirësojë shëndetin e zemrës suaj

21/04/2025 - 15:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    Presidenca i reagon Nexhmedin Spahiut që tha se Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Thaçi promotori kryesor i vrasjeve politike … do dalë nga Haga në 2056”, Anëtari i ri i partisë së Pecit e Gërvallës e pati quajtur UÇK-në organizatë kriminale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Albulena Haxhiu dhe deputeti i PDK-së shkëmbejnë përshëndetje të ngrohtë në oborrin e Kuvendit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Incidenti në ‘Rrugën B’, arrestohet Shkelqim Kastrati – dyshohet që shtiu në drejtim të Faton Shales

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë