Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze: Si u zhdukën 2,1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare

20/01/2022 - 19:32
në Sport
A A
Skandaloze: Si u zhdukën 2,1 milionë dollarë të FIFA-s për klubet shqiptare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Miliona nga ndërkombëtarët për klubet shqiptare, federata si pikë transiti dhe para që pastaj nuk mbërrijnë në destinacion.

Për fat të keq, duket si një histori e cila përsëritet në vazhdimësi në vendin tonë, ku fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare, çuditërisht, devijojnë apo zhduken rrugës.

Ka ndodhur më parë me fondin e solidaritetit të UEFA-s që kishte destinacion futbollin e moshave dhe duket se historia po përsëritet me fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit.

MILIONAT NGA FIFA

Që në momentin kur futbolli u ndal në të gjithë botën në mars të vitit 2020, goditja që mori ky sport ishte mjaft e rëndë, pasi klubet humbën të ardhurat direkte e indirekte nga tifozët.

Kështu, FIFA veproi me shpejtësi dhe bëri të ditur se një pjesë e fondeve që ajo lëvronte për federatat, do të kishin si destinacion “shërimin” nga COVID-i të futbollit, duke ndihmuar aktorët e saj që ishin në vështirësi.

Një pjesë e fondeve të projektit “FIFA Forward 2.0” të FIFA-s u lejuan që të ndryshonin destinacion për të ndihmuar komunitetin e futbollit.

Kështu, federatave iu lëvruan në mënyrë të menjëhershme paratë që mbeteshin për të tërhequr nga cikli i këtij projekti, me një pjesë që shkuan si destinacion në planin “e shërimit” nga COVID-i.

FSHF përfitoi 600 mijë dollarë nga cikli 2019-2020, falë kësaj platforme të FIFA-s, fond i cili është tërhequr siç tregojnë bilancet financiare të organizatës ndërkombëtare, të publikuara në maj 2021.

Por jo vetëm kaq. FIFA bëri të ditur se kishte përgatitur një tjetër paketë shpëtimi, prej 1,5 milionë dollarësh, të cilën federatat anëtare mund ta përdornin për të njëjtën arsye.

Nga kjo paketë, 500 mijë dollarë duhet të kishin specifikisht si destinacion futbollin e femrave. Sipas dokumenteve të publikuara nga FIFA në maj 2021, FSHF ka tërhequr deri në dhjetor 2020 shumën 1 milion dollarë nga kjo paketë – përfshirë plotësisht shumën për futbollin e femrave – dhe duhet të tërhiqte edhe 500 mijë dollarë të tjerë nga ajo që është cilësuar nga FIFA si Etapa 3 e planit të shërimit të futbollit nga COVID, përsëri pjesë e projektit “FIFA Forward 2.0”.

Pra, në total, futbolli shqiptar përfitoi nga FIFA 2,1 milionë dollarë për të përballuar krizën e COVID-19, nga të cilat 1,6 milionë të tërhequra brenda vitit 2020 dhe 500 mijë dollarë që i mbeteshin për t’u tërhequr gjatë vitit 2021.

KU KANË PËRFUNDUAR PARATË?

Kjo është pyetja 1-miliondollarëshe ose më saktësisht 2,1-miliondollarëshe që i duhet drejtuar FSHF-së. Kjo e fundit, si përgjigje ndaj krizës së COVID-19, vendosi të jepte “rroga lufte” për disa nga anëtarët e saj.

U caktua një rrogë prej 30 mijë lekësh për futbollistë, trajnerë, gjyqtarë apo edhe zyrtarë klubesh të cilët nuk kishin të ardhura të tjera përveç atyre të siguruara nga futbolli.

Një paketë të cilën presidenti Duka e shpjegoi si të krijuar nga “kontributi i vetë administratës së federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja dhe stafi i tij”.

Për dy muajt që u dha kjo paketë financiare, FSHF ka shpenzuar në total 71 milionë lekë, siç konfirmoi zyrtarisht sekretari i përgjithshëm i institucionit, Ilir Shulku, në asamblenë e fundit të përgjithshme në qershor 2021.

Pra, rreth 600-650 mijë dollarë, që nuk justifikojnë kurrsesi të ardhurat e siguruara nga FSHF nga fondet e lëvruara nga FIFA.

Edhe nëse paratë e ndërkombëtarëve do të ishin përdorur për paketën e sipërpërmendur të FSHF-së, diferenca është jashtëzakonisht e madhe dhe ngre përsëri pikëpyetjet e zakonshme rreth mënyrës se si institucioni i futbollit kanalizon sipas dëshirës të ardhurat që siguron nga jashtë me një transparencë zero.

Parà të cilat në të vërtetë kanë destinacion aktorët e futbollit e askënd tjetër.

Abuzimi me fonde të tilla, për më tepër në një periudhë krize të paprecedent, tregon edhe një herë se diçka nuk funksionon siç duhet brenda institucionit të futbollit, pasi historia thjesht përsërit vetveten.

Faksimile e raportit të FIFA-s ku rezulton se FSHF ka tërhequr 600 mijë USD në vitin 2020 nga programi Forward 2.0 vetëm për COVID-in

Faksimile e raportit të FIFA-s ku rezulton se FSHF ka tërhequr 1 milionë USD në vitin 2020 nga fondi i ndihmës që u është vënë në dispozicion të gjitha federatave për të ndihmuar klubet pas pandemisë.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë