Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot 35 vjet nga vizita historike e senatorit Robert Doll në Kosovë

29/08/2025 - 11:12
në Lajme
A A
Sot 35 vjet nga vizita historike e senatorit Robert Doll në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot janë bërë 35 vjet nga vizita historike e senatorit Robert Dol në Kosovë. Më 29 gusht 1990, senator Robert Dole, së bashku me disa prej senatorëve më të fuqishëm amerikanë të kohës, realizoi vizitën më të rëndësishme që kishte ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Me gjithë ndalesën policore, mbi njëqind mijë qytetarë paqësorë dolën përpara hotelit “Grand” për të pritur delegacionin amerikan, të kryesuar nga heroi i Luftës së Dytë Botërore, senatori Dole, (i plagosur rëndë në Itali më 15 prill 1945).

Njëri nga personat më të afërm me ish-presidentin Rugova, Alush Gashi ka ndarë pamje dhe detaje nga kjo vizitë e dikurshme historike.

“Policia reagoi me dhunë ndaj qytetarëve që duartrokisnin e brohorisnin: “USA, USA, Liri, Pavarësi, Demokraci.” Në atë vizitë historike në Prishtinë, senatori Dole deklaroi me vendosmëri:
“…Askush nuk guxon të ndëshkojë protestuesit paqësorë…”!
Kjo vizitë shënoi pikënisjen e mbështetjes së qartë amerikane për të drejtat e njeriut dhe për politikën paqësore të shqiptarëve të Kosovës.
Në një kohë kur Serbia ushtronte dhunë të pashembullt ndaj shqiptarëve dhe kishte shkatërruar institucionet vetëqeverisëse të Kosovës, mobilizimi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, filloi të fitonte admirim dhe mbështetje ndërkombëtare. Organizimi i brendshëm dhe rezistenca paqësore aktive tërhoqën vëmendjen e një prej figurave më të respektuara të Amerikës, senatori Robert Dole.
Në hotelin “Grand”, senatorët dëgjuan dëshmi të rëndësishme nga përfaqësues politikë, veprimtarë dhe gazetarë, përfshirë presidentin Ibrahim Rugova, Adem Demaçin, Fehmi Aganin, Rexhep Qosjen dhe shumë të tjerë. Si dekan i Fakultetit të Mjekësisë, i larguar dhunshëm nga detyra, pata rastin të dëshmoja mbi gjendjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, veçanërisht për helmimet dhe përjashtimin me dhunë të profesionistëve shëndetësorë.
Në atë ditë të paharruar gushti, senatori Dole na premtoi se nëse vazhdonim angazhimin paqësor për liri, Amerika do të qëndronte në krahun e Kosovës. Dhe ashtu ndodhi: për më shumë se tri dekada, SHBA-ja na ka këshilluar, mbështetur dhe udhëhequr drejt lirisë.
Në planin personal, për dekada me radhë kam pasur nderin dhe privilegjin që sa herë vizitoja Washington DC-në, takimi im i parë dhe më i rëndësishëm ishte me Senatorin Dole. Ai ishte burrështetas frymëzues, lider global dhe zë i fuqishëm për shtrirjen e lirisë në botë.
Bota është dëshmitare e zhvillimeve gjatë këtyre tri dekadave: Amerika mbajti fjalën dhe u realizua vizioni i Rugovës – Liri, Pavarësi, Demokraci.
Senatori Robert Dole mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura të luftës dhe paqes për Kosovën”, shkruan Gashi në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Armend Zemaj: Marrëveshja duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim

Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?
05/08/2026 - 15:41

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia fillimisht do të presë që kryetari Lumir Abdixhiku të prezantojë detajet e takimit të zhvilluar një ditë...

Më shumëDetails

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
05/08/2026 - 15:37

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën, ndërsa Irani dhe Omani po afrohen drejt...

Më shumëDetails

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë
05/08/2026 - 15:26

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’. Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes...

Më shumëDetails

Bisedat VV-LDK, Gashi: S’është me rëndësi kush-kujt çka po i grabit, por mënyra si qeveriset vendi e raportet me partnerët

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/08/2026 - 15:25

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para takimit që grupi parlamentar i kësaj partie do e zhvilloj sot. Gashi, ka thënë se...

Më shumëDetails

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim
05/08/2026 - 15:18

Shumë qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pranuar sms në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke...

Më shumëDetails

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
05/08/2026 - 14:58

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti. “Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti. Ai u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë