Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

10/09/2026 - 09:14
në Lajme
A A
Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot nisin deklaratat përmbyllëse në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të zhvillohen gjatë tri ditëve, më 10, 11 dhe 14 shtator. Sipas urdhrit të gjykatës, seancat mund të zgjasin deri në orën 17:15.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të ketë tri orë në dispozicion për paraqitjen e deklaratave përmbyllëse, ndërsa ekipet e Mbrojtjes do të kenë nga 45 minuta deri në dy orë për argumentet e tyre përmbyllëse.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, ndërmjet 12 prillit dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi dyshohet se u ka dhënë Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e ZPS-së, si dhe udhëzime për mënyrën se si pretendohet se duhej të ndikohej në dëshmitë e tyre.

Aktakuza pretendon gjithashtu se Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara përkatësisht me Smakajn, Fazliun dhe Kilajn, si dhe persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, ndërsa një grup tjetër lidhej me Kuçin.

Sipas Prokurorisë, këto veprime kishin për qëllim ndikimin në dëshmitë e dëshmitarëve të saj, në kontekstin e gjykimit për krime lufte ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Të akuzuarit i kanë kundërshtuar akuzat ndaj tyre dhe kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, çështja do të kalojë në fazën e vendimmarrjes, ku gjykatësi do të vlerësojë provat dhe argumentet e paraqitura nga palët.

JU REKOMANDOJMË

Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Visar Ymeri akuzon Vetëvendosjen për bllokadë: Po synon zgjedhjet më 27 dhjetor
10/09/2026 - 09:03

Pas më shumë se një muaji ngërç politik, Kuvendi i Kosovës të mërkurën bëri një hap drejt konstituimit të legjislaturës së re, por procesi nuk u përmbyll. Në...

Më shumëDetails

‘Në sheshin “Skënderbeu” do të vendosim ekran të madh për seancën në Hagë’

‘Në sheshin “Skënderbeu” do të vendosim ekran të madh për seancën në Hagë’
10/09/2026 - 08:54

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të çlirimtarëve...

Më shumëDetails

Rrustemi i VV-së: Ende kemi shans ta gjejmë një president dhe t’i shmangim zgjedhjet

Rrustemi i VV-së: Ende kemi shans ta gjejmë një president dhe t’i shmangim zgjedhjet
10/09/2026 - 08:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se qëllimi i VV-së është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e presidentit. Rrustemi...

Më shumëDetails

Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Krejt çfarë ndodhi në vazhdimin e tretë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
10/09/2026 - 08:22

Me 62 vota, Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje u rizgjodh në krye të organit ligjvënës në vazhdimin e seancës konstituive, që nisi më 6 gusht. Megjithatë, procedura ngeci...

Më shumëDetails

Haradinaj: Besoj se katër çlirimtarët do kthehen në Kosovë

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
10/09/2026 - 08:11

Ish kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të shpallen të pafajshëm dhe do të kthehen në...

Më shumëDetails

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar

Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar
10/09/2026 - 07:59

Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka folur për situatën politike dhe kushtetuese në vend, duke u shprehur se aktualisht nuk ka më dilemë nëse Kosova ndodhet apo jo në shkelje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    Çun Lajçi del kundër Albin Kurtit: A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Përveç AAK-së, kush tjetër mungoi në Kuvend?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë nënkryetarët e propozuar të Kuvendit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë