Bartësja e Listës Guxo për komunën e Prishtinës, Jeta Statovci, në postimin e saj të fundit në Facebook, ka njoftuar se ditën e sotme të 1 tetorit, kanë kujtuar veprën atdhetare dhe intelektuale të ish-rektorit të Universitetit të Prishinës, Ejup Statovci, raporton GazetaBlic.
Statovci ka shkruar se bashkë me degën e Partisë Guxo dhe me familjarë, respektuan historinë krenare të rezistencës së viteve 90’.
“Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve 90’, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e pa-çmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes nacionale në momentet më të vështira”, shkruan Statovci.
Postimi i saj i plotë:
Mëngjesin e sotëm të 1 tetorit, e nisëm duke e kujtuar veprën atdhetare dhe intelektuale të ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci.
Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve 90’, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e pa-çmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes nacionale në momentet më të vështira.
>
Jeta Statovci













