Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Taksa për veturat që hyjnë në Prishtinë, Rregullorja është në diskutim publik deri më 24 qershor

03/06/2026 - 07:53
në Kryesore, Lajme
A A
Taksa për veturat që hyjnë në Prishtinë, Rregullorja është në diskutim publik deri më 24 qershor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Taksë komunale për biznese si edhe ajo për veturat që hyjnë në kryeqytet, që parashihen me rregulloren e komunës së Prishtinës, të enjten do të diskutohet me qytetarët e palët e tjera.

Por përderisa të njëjtën e mbron komuna, që arsyetohen se mjetet do të përfundojnë në projekte zhvillimore, bizneset e qytetarët, shumat e parapara po i konsiderojnë si të paarsyeshme.

Aktualisht është veç në diskutim publik.

Por, ndryshimet e propozuara në Rregulloren për Tarifa, Ngarkesa e Gjoba Komunale të komunës së Prishtinës, kanë bërë bujë tash e një kohë.

Ajo parasheh pagesa prej 10 eurosh në ditë për qytetarët nga komuna të tjera që hyjnë në zona të caktuara të kryeqytetit, kurse bizneset taksë vjetore nga 300 deri në 3000 mijë euro.

1000 mijë euro parashihet të paguajnë avokatët, e një shumë e tillë, për Arbër Jasharin, nuk është e arsyeshme.

“Unë mendoj që taksat e propozuara nuk janë proporcionale pikë së pari, rrezikojnë shumë biznese dhe shumë avokat mund të vijnë në fazën që ta shqyrtojnë operimin e tyre në komunën e Prishtinës”, u shpreh Jashari, raporton rtvdukagjini.

Të njëjtën shumë sa avokatët do e paguajnë edhe sallonet e floktarisë e shërbime tjera të bukurisë, por edhe bankat.

Rikthimin e taksës komunale nga bizneset po e kundërshtojnë nga Aleanca Kosovare të Bizneseve, meqë sipas tyre, do të rrisë automatikisht edhe çmimet për konsumatorët.

“Kjo është ngarkesë për komunitetin e bizneseve në regjionin e Prishtinës kjo është e panevojshme dhe e pa arsyetueshme dhe me këtë biznesin e ngarkon e më pas biznesi edhe konsumatorin”, u shpreh kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Më të s’po pajtohen as qytetarët.

“10 euro në javë me qenë edhe është shumë se le në ditë se Prishtina nuk është veç e qytetarëve këtu por e krejt Kosovës, është vlerë e madhe për standardin”, u shpreh një qytetar.

Por, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Luftar Braha, thotë se taksa prej 10 eurosh, është ideuar vetëm për qendrën e kryeqytetit, ndërsa synohet të stimulohen veturat elektrike duke mos u taksuar.

Braha, komenton edhe reagimet e komunitetit te biznesit dhe qytetarëve, derisa thotë se mjetet nga kjo taksë, do të përfundojnë në projekte zhvillimore.

Draft-rregullorja aktualisht është në fazën e diskutimit publik, dhe të enjten do të trajtohet me palë të interesuara në Sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa afati për komente dhe sugjerime është i hapur deri më 24 qershor – datë pas së cilës synohet të dërgohet për miratim.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku pas tubimit në Dardani: Prishtina po flet qartë – energji e një shprese që po lindë gjithandej Kosovës

Abdixhiku pas tubimit në Dardani: Prishtina po flet qartë – energji e një shprese që po lindë gjithandej Kosovës
02/06/2026 - 23:05

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, nga terreni deklaron se “energjia që po shohim çdo natë, është energjia e një shprese që po lindë gjithandej Kosovës”. Krahas...

Më shumëDetails

Jakup Nura: Mesazhi nga Baksi, Çirezi, Krasmirofci, Kozhica, Krasaliqi dhe Prellovci ishte i qartë: PDK-ja gëzon mbështetje të fuqishme dhe besim të madh

Jakup Nura: Mesazhi nga Baksi, Çirezi, Krasmirofci, Kozhica, Krasaliqi dhe Prellovci ishte i qartë: PDK-ja gëzon mbështetje të fuqishme dhe besim të madh
02/06/2026 - 22:55

Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, ka marrë mbështetje të fuqishme në Baks, Çitez, Krasmirofc, Kozhicë, Krasaloq dhe Prellovc, raporton Gazeta Online Veriu.inf. Ai tha se këto...

Më shumëDetails

Limaj mobilizon strukturat e Nismës në Prishtinë: Stop krizës, ndrysho Kosovën

Limaj mobilizon strukturat e Nismës në Prishtinë: Stop krizës, ndrysho Kosovën
02/06/2026 - 22:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbledhur strukturat e kësaj partie në Prishtinë. Pas bashkëpunimit me partinë e Bedri Hamzës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka...

Më shumëDetails

Kurti mban tubim në Gjakovë

Kurti mban tubim në Gjakovë
02/06/2026 - 22:18

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur premtime të mëdha për qytetarët e Gjakovës gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore atje. Kurti u ka premtuar gjakovarëve sërish aeroport,...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Albin Kurti ka me u mbajtë mend si kryeministër i territ

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kosova është në pandemi diplomatike nga “virusi” Albin Kurti, krejt çka kemi sot është trashëgimi e qeverisjes së Hashim Thaçit
02/06/2026 - 22:01

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka thënë se Albin Kurti do të mbahet mend si kryeministër i territ, raporton Gazeta Onlne Veriu.info. Sipas tij Kurti do...

Më shumëDetails

“Nana më thoshte gjithmonë: Kurrë mos u korit” – Emocionon Bardhyl Hasanpapaj pasi tregon çfarë i tha nëna e tij

“Nana më thoshte gjithmonë: Kurrë mos u korit” – Emocionon Bardhyl Hasanpapaj pasi tregon çfarë i tha nëna e tij
02/06/2026 - 21:51

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë një moment personal nga jeta e tij gjatë emisionit “Zgjohu”, ku ishte i ftuar për të folur për rrugëtimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Amir Rrahmani i propozon martesë të dashurës, ajo thotë “PO”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë