Deputeti egjiptian, Veton Berisha, ka folur për bllokadën institucionale, duke fajësuar partitë politike për mungesë të vullnetit.
Berisha i ftuar në Gjesi në T7, ka thënë se, nëse partitë duan më bë zgjidhje, atëherë kjo do kryhej brenda 1 ore.
‘’Nuk jemi në situatë të mirë politike, nuk duket që ka një lloj përafrimi të akterëve kryesorë politik, sepse nuk është që po varet prej neve të vegjëlve, por akterët kryesorë politikë nuk duket që kanë një vullnet edhe me bë një zgjidhje reale. Po të dojnë me bë zgjidhje, brenda një ore ka mundësi me u kry zgjidhja. Po të dojnë, po të kanë vullnet me bë zgjidhje të problemeve, do të thotë të institucioneve, brenda ka mundësi me u kry kjo. Por duket që nuk ekziston vullneti në mes të palëve që janë në Kosovë, dhe janë si parti poltike’’, ka thënë ai.












