Manchester United raportohet se ka shprehur interesim për Eric Maxim Choupo-Moting.
Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, “Djajtë e Kuq” janë seriozisht të interesuar për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichit në janar, transmeton Gazeta Express.
Choupo-Moting shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, pasi drejtuesit e klubit anglez presin që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, dëshira e sulmuesit nga Kameruni thuhet se është të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Madje, 33-vjeçarit mund t’i ofrohet një kontratë e re pas Kupës së Botës. Kontrata aktuale e tij me kampionët gjermanë skadon në verën e vitit 2023.
Këtë sezon, Eric Maxim Choupo-Moting ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat.