Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tha se është e sëmurë me kancer, profilja e rreme mashtroi deputetë e figura tjera publike në Kosovë

20/12/2021 - 02:31
në Ndryshe
A A
Tha se është e sëmurë me kancer, profilja e rreme mashtroi deputetë e figura tjera publike në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çdo ditë e më shumë, Kosova po përballet me fenomenin e profileve të rreme, shumë prej të cilëve madje kanë edhe agjenda të dyshimta partiake. Por, për një rast specifik një lexues i ka rrëfyer Periskopit se si e ka shtruar mashtrimin në nivele të pabesueshme.

Se shumë e shumë prej nesh jemi naivë në ndërveprimet tona në rrjetet sociale, kjo nuk do shumë mend.

Por megjithatë, në epokën kur sjellja inautentike online është e dënueshme rëndë, Kosova vazhdon të jetë si një parajsë “profilesh të rreme”.

Në këtë mes, emri i Anita S. Bajramit është një shembull i pabesueshëm i këtij veprimi mashtrues.

Ajo mban një emër dhe një mbiemër shqiptar, e për më tepër ka vënë edhe një shkronjë që të duket se është emri i babait, por në fakt është profil i rremë.

Të gjitha fotografitë e ndara prej saj i takojnë aktores suedeze me prejardhje nga Irani me emrin Maryam Yakaria.

Sidoqoftë, edhe pse profil i rremë, ajo ka arritur që të bëj shoqëri me shumë e shumë figura të ndryshme publike në Kosovë, përfshirë deputetë, analistë e të tjera. Këta të fundit duket se janë miqësuar me të pa qenë fare të vetëdijshëm për faktin se ajo është profil i rremë.

Por, së fundi ky profil i rremë me fotografi të Maryam Zakarias ka nisur të postojë edhe gjëra shqetësuese

“Pas një periudhe të gjatë në spital, rezultova me kancer. Falë ndihmës së mjekëve u operova dhe pata sukses herën e parë. Uroj dhe shpresoj të kalojë edhe këtë sfidë në jetë. Ju dua pafund të gjithë ata që më mbështetën në këtë kohë,” – shkroi ajo më 25 maj, duke marrë edhe vëmendje të madhe nga shumë qytetarë.

Po ashtu, ajo mashtronte qytetarë edhe për nënën e saj, e cila në fakt ishte nëna e aktores suedeze Zakaria, duke shprehur dhimbjen për gjoja vdekjen e saj.

Nuk dihet nëse profili Anita S. Bajrami ka mashtruar privatisht ndonjë qytetar ose nëse ka pasur qëllime të tjera përfitimi me postimet në fjalë.

JU REKOMANDOJMË

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?

Cilat janë punët më të paguara që askush nuk dëshiron t’i bëjë?
22/06/2026 - 08:01

Në tregun e punës ekziston një paradoks që disa profesione ofrojnë paga të larta, por kanë vështirësi në gjetjen e punëtorëve. Arsyeja është e thjeshtë: pagat e ofruara...

Më shumëDetails

Evropa do të përballet me valë të re të të nxehtit deri në 40°C, ekspertët paralajmërojnë rreziqe të fshehura

Evropa do të përballet me valë të re të të nxehtit deri në 40°C, ekspertët paralajmërojnë rreziqe të fshehura
17/06/2026 - 13:32

Evropa po përgatitet për një valë të re të të nxehtit, me temperatura që në disa vende pritet të arrijnë deri në 40°C. Meteorologët paralajmërojnë për “net tropikale”,...

Më shumëDetails

I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun gjerman

I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun gjerman
16/06/2026 - 20:57

Shqiptari nga Kosova përzgjidhet në programin prestigjioz “Jugend und Parlament”, duke përfaqësuar të rinjtë në zemër të politikës gjermane. Një tjetër histori suksesi e një të riu shqiptar...

Më shumëDetails

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë

“Mësuesi që u bë vrasës” i Visar Duriqit prezantohet në Panairin e 26-të të Librit në Prishtinë
14/06/2026 - 20:44

Nga data 17 deri më 21 qershor 2026, në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, mbahet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”, i organizuar...

Më shumëDetails

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
12/06/2026 - 19:23

Sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan Elon Musk ka shënuar një tjetër moment historik në botën e biznesit, pasi pasuria e tij është vlerësuar pranë kufirit të 1 trilion dollarëve,...

Më shumëDetails

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme
09/06/2026 - 20:54

Shkencëtarë dhe organizata ndërkombëtare kërkojnë masa më të forta mbrojtëse për lojtarët dhe tifozët gjatë Botërorit në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ekspertë të klimës, mjekësisë sportive dhe performancës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë