Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tifozët e Manchester Cityt të shqetësuar me komentet e Rodrit për Real Madridin

22/11/2024 - 16:54
në Sport
A A
Tifozët e Manchester Cityt të shqetësuar me komentet e Rodrit për Real Madridin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përkrahësit e Manchester Cityt kanë shprehur shqetësimin e thellë rreth komenteve të Rodrit rreth Real Madridit, në intervistën e fundit.

Rodri luan ndikim të madh te City, me këtë të fundit që pas lëndimit të spanjollit ka katër humbje radhazi dhe ka rënë pesë pikë mbrapa Liverpoolit në garën për titullin kampion.

Rodri pësoi një lëndim të rëndë në takimin ndaj Arsenalit më 22 shtator, duke këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe është konfirmuar se do ta humbasë tërë sezonin.

Por, spanjolli i ka shtuar shqetësimet e tifozëve të Cityt, duke thënë se do të ishte “i nderuar” nga interesimi potencial i Real Madridit.

Para kalimit të tij në Angli, Rodri kaloi nëpër akademinë e Villarrealit dhe kaloi një sezon te rivali i Realit, Atletico Madridi.

Rodri kishte konkurrent kryesor deri në fund yllin e Real Madridit, Vinicius Jr, derisa klubi kishte vendosur ta bojkotojë ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi mësuan se braziliani nuk do ta fitojë këtë çmim.

Por, pavarësisht nervozizmit të Realit pas fitimit të çmimit nga Rodri, ai e vlerëson “interesimin potencial” të klubit spanjoll për të, duke e cilësuar si klubin më të madh dhe më të suksesshëm në historinë e futbollit.

“Normalisht, nëse Real Madridi interesohet për ty, është një nder shumë i madh për çdo lojtarë, pasi ai është klubi më i madh në histori dhe po ashtu edhe më i suksesshmi”, ka thënë Rodri për “Cadena Ser” në Spanjë.

Mirëpo, Rodri pak më tutje i ‘zbuti’ tifozët e Cityt me deklaratën e radhës.

“Pavarësisht gjithçkaje, me shumë mundësi do ta përfundojë karrierën në mënyrë përfekte në Angli”, ka thënë mesfushori spanjoll.

Rodri ka fituar katër herë Premierligën, derisa një herë ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me Pep Guardiolën deri në vitin 2027, me trajnerin spanjoll që do të kompletojë një dekadë në krye të skuadrës së Cityt./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Vashat e Kosovës gati për ndeshjen e madhe, formacioni zyrtar për përballjen ndaj Kroacisë

Vashat e Kosovës gati për ndeshjen e madhe, formacioni zyrtar për përballjen ndaj Kroacisë
05/06/2026 - 18:11

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë. Nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, Dardanet kanë punuar me përkushtim të...

Më shumëDetails

Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026

Ylli 100 milionë eurosh dhe 10 yjet që mbetën jashtë Botërorit 2026
05/06/2026 - 17:28

Çdo Kupë Bote ka historitë e saj më të mëdha, por jo gjithmonë ato lidhen me futbollistët që marrin biletën për në turne. Ndonjëherë, vëmendja më e madhe...

Më shumëDetails

Lamine Yamal e fiton çmimin e më të mirit në La Liga

Lamine Yamal e fiton çmimin e më të mirit në La Liga
05/06/2026 - 17:06

Lamine Yamal ka fituar çmimin prestigjioz të Lojtarit të Vitit në La Liga për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e FC Barcelona. Talenti...

Më shumëDetails

Leo Messi synon rekordin e madh në Kupën e Botës

Leo Messi synon rekordin e madh në Kupën e Botës
05/06/2026 - 16:11

Ylli argjentinas, Lionel Messi, ndodhet shumë pranë një tjetër arritjeje historike në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Nëse shënon tre gola të tjerë në Kupën e Botës, ai...

Më shumëDetails

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare paraqitet në SPAK

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare paraqitet në SPAK
04/06/2026 - 11:34

Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare është paraqitur që prej orës 08:30 në Prokurorinë e Posaçme. Thirrja e tij është bërë si person në dijeni nga prokurori Dritan Prençi....

Më shumëDetails

Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho

Kandidati për president të Real Madridit premton trajnerin më të mirë: Nuk do të jetë Mourinho
04/06/2026 - 09:58

Gara për presidencën e Real Madridit po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa kandidati Enrique Riquelme ka bërë një premtim të madh për tifozët e klubit madrilen. Riquelme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    Sinan Vllasaliu mungon në dasmën e Dua Lipës, njofton për gjendjen e tij

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndalohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, tentoi ta heqë shenjën “E dua Mitrovicën”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë deri në mbylljen e aplikimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Debat i ashpër Molliqaj – Latifi: Ke marrë privilegje nga ish-pushteti – të çojë në gjyq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë