Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Toka milionëshe në Veternik, Gjykata i bllokon pronë edhe ish-Drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku e avokatit Venhar Hana

19/09/2025 - 15:11
në Lajme
A A
Toka milionëshe në Veternik, Gjykata i bllokon pronë edhe ish-Drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku e avokatit Venhar Hana
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një Urdhër Ndalues Përfundimtar, me të cilin ka bllokuar dhjetëra parcela në Veternik të Prishtinës, të përfshira në projektin e shumëpërfolur “Prishtina e Re”. Mes pronarëve të përfshirë del edhe Sami Mazreku, ish-Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), të cilit i është bllokuar një pronë prej 1600 m². Në këtë rast një pronë i është bllokuar edhe Venhar Hanës, ish-Avokatit të Byrosë, për rastin e të cilit pati raportuar gjerësisht Insajderi.

Prona e parë. Këto janë dy fjalë që jo rrallë i kanë lidhur bashkë ish-Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), i përzënë nga industria për gjysmë dekade me vendim të shtetit, dhe ish-avokatin e po këtij institucioni, Venhar Hana.

BKS-ja është një institucion i krijuar me Ligj, e që buxhetin e krijon përmes kompanive të sigurimeve nga policat obligative për të cilat garant është shteti.

Emrat e këtyre dyve, Mazrekut e Hanës, por jo vetëm të tyre, janë në një dokument që ka përpiluar Gjykata në Prishtinë, e një kopje të të cilit e ka Gazeta Insajderi.

Bëhet fjalë për një pronë të vlefshme me miliona, që është nën hetim kohë të gjatë, por u desht shumë përpjekje që më në fund Gjyqi të e vendos nën masë bllokimi. Aty tashmë ka banesa, disa të blera nga qytetarë që mund edhe të mos e kenë ditur fare që e njëjta mund të jetë me telashe.

Kështu, sipas aktvendimit të siguruar nga Insajderi, parcela kadastrale 1743-5, e regjistruar në emër të Mazrekut, është përfshirë në listën e pronave që gjykata ka urdhëruar të ndalohen nga shitja, bartja apo çfarëdo transaksioni tjetër. Një pjesë prej 500 m² të kësaj parcele Mazreku e kishte shitur më herët tek Venhar Hana, ndërsa 1100 m² mbeten drejtpërdrejt në emër të tij, tashmë të bllokuara nga Gjykata.

Ky zhvillim i fundit e lidh Mazrekun jo vetëm me industrinë e sigurimeve, nga e cila ishte larguar me vendim të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), e cila i ndaloi ushtrimin e funksioneve për pesë vjet për shkak të shkeljeve në BKS, por edhe me një aferë të madhe të pronave në Veternik, ku Prokuroria po heton mashtrime dhe legalizime të rreme dokumentesh nga të dyshuarit kryesorë Ylber Hyseni dhe Afrim Gashi.

Në këtë listë pronarësh shfaqet edhe Venhar Hana, i njohur për përfshirjen e tij në skandalet e tokave publike, për të cilin rast ka raportuar gjerësisht Gazeta Insajderi.

Ai është arrestuar më herët për dyshime mbi dallavere me tokën milionëshe të shtetit dhe gjendet në procese gjyqësore civil me familjarët për pasuri të konsiderueshme, përfshirë prona, banesa, vetura dhe kursime bankare.

Roli i tij në rastin e Veternikut lidhet drejtpërdrejt me blerjen e tokës nga Sami Mazreku, duke e vendosur në qendër të një prej aferave më të mëdha të pronave në Kosovë.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshim i bazuar se prona në Veternik është përfituar me mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, ndaj të gjitha parcelat e përfshira janë bllokuara përkohësisht me qëllim konfiskimi në të ardhmen.

Në këtë skemë shfaqet edhe Afrim Gashi, i cili sipas dosjes së prokurorisë dyshohet se ka bashkëpunuar me Ylber Hysenin për të bindur palë të treta të investonin në tokat e Veternikut, duke i mashtruar me pretendime se aty do të ndërtoheshin objekte shumëkatëshe dhe kompleksi “Prishtina e Re”. Prokuroria thotë se Gashi ka luajtur një rol kyç në shitblerjet dhe prezantimin e tokave si të ligjshme, ndonëse bazoheshin në dokumente të falsifikuara.

Në këtë rast, përveç Mazrekut, Hanës dhe Gashit, në listën e pronarëve që u prekën nga bllokimi figurojnë edhe emra të njohur biznesmenësh dhe qytetarësh që kishin blerë toka në zonë me pretendimin se aty do të zhvillohej kompleksi i madh.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
31/07/2026 - 09:34

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi
31/07/2026 - 09:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Këta janë të dyshuarit që tentuan ta shesin me dokumente të falsifikuara pronën 2-hektarëshe në Fushë Kosovë për 1.55 milion euro

Arrestohen tre të mitur në Mitrovicë, dyshohet se vodhën veturën e një klubi sportiv
31/07/2026 - 09:13

Është mësuar identiteti i tre personave që dyshohen se ishin pjesë e një skeme të organizuar mashtrimi, përmes së cilës u tentua të tjetërsohej dhe shitej një pronë...

Më shumëDetails

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë

Abdixhiku paralajmëron Përparim Ramën pas votimit: Nëse është përfshirë në këtë drejtim, ka gabuar rëndë
31/07/2026 - 00:20

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar paralajmërime të forta pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke u ndalur te ndërhyrjet e mundshme të...

Më shumëDetails

Punonjësi i BIRN-it të Jeta Xharrës me postim pro Albin Kurtit, mund t’ia kenë zili edhe militantët e VV-së

31/07/2026 - 00:16

Punonjësi i rrjetit BIRN të Jeta Xharrës, Labinor Leposhtica, ka dalë me një status që i thur lavd kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ndërkohë, ai është munduar të...

Më shumëDetails

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së
31/07/2026 - 00:04

Kryetari i rikonfirmuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zbuluar disa nga vendimet kryesore politike të marra gjatë punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë. Ndër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ndodh edhe kjo: Kjo komunë e Kosovës me buxhetin e komunës, blen aparaturë për heqjen e qimeve me laser

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë