Të dielën kundër Aston Villës, Cristiano Ronaldo më në fund u paraqit në Premierligë nga minuta e parë, kishte edhe shiritin e kapitenit, por nuk la “gjurmë”.
Aston Villa arriti ta mposhtë Man Unitedin me rezultat 3:1 në “Villa Park”, më lehtë se që mendohej, shkruan FrontOnline.
Ronaldo luajti 90 minuta, por pati paraqitje të dobët, ashtu si bashkëlojtarët e tij.
Portugezi mbajti shiritin e kapitenit në këtë ndeshje, por trajneri Erik ten Hag prnaoi se portugezi nuk ishte zgjedhja e parë e tij.
Pas ndeshjes, trajneri holandez shpjegoi pse Ronaldo ishte kapiten në këtë përballje.
“Maguire ishte në stol dhe dihet se ai është kapiteni ynë i parë. Pastaj, mendova se kapiteni duhej të ishte De Gea pasi ai është lider i vërtetë, por është portier dhe larg nga futbollistët tjerë. Mendova t’ia jap shiritin Casemiros, por ai ende nuk flet mirë anglisht, andaj vendosa ta bëj Ronaldon kapiten”, tha holandezi.
Ronaldos me siguri se nuk do t’i pëlqejë kjo deklaratë e Ten Hag.