Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë “pronësisë” amerikane

05/02/2025 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza për t’i hapur rrugë “pronësisë” amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli më 4 shkurt një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Trump e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit dekadësh mes palestinezëve dhe izraelitëve nuk kanë funksionuar.

Propozimi i tij për Gazën do të nënkuptonte se SHBA-ja do ta ketë atë nën kontroll, si dhe do të përmbyste politikën amerikane afatgjate që mbështeste zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Trump tha se SHBA-ja do të punojë për çmontimin e të gjitha bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë territor, si dhe për pastrimin e ndërtesave të shkatërruara, para se ta zhvillojë ekonomikisht zonën.

“Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë. Do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të ndihet krenare”, tha Trump.

Presidenti nuk dha menjëherë detaje mbi vendet ku palestinezët do të zhvendoseshin, por tha se do të mbështeste vendosjen e tyre “në mënyrë të përhershme” në shtete të tjera. Më herët gjatë ditës, ai përsëriti thirrjen e tij që Jordania, Egjipti dhe shtetet e tjera arabe t’i pranojnë palestinezët nga Gaza.

Hamasi ka këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Gazë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e dënoi më herët thirrjen e Trumpit për largimin e palestinezëve si një “dëbim nga toka e tyre”.

Mark Dubowitz, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Trump mund ta ketë hedhur këtë ide për të rritur presionin pasi vendet arabe refuzuan kërkesën e tij për të pranuar palestinezët.

“Tani, ai po rrit presionin: Nëse nuk i pranoni ju, do t’i largojmë vetë dhe do ta marrim nën kontroll Gazën”, shkroi Dubowitz në X. “Klasik Trump: Shkon në ekstrem, duke e bërë atë që dikur dukej e paimagjinueshme të duket papritur si një mes i arsyeshëm”.

Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të Trumpit, Hamasi e hodhi poshtë idenë që palestinezët duhet të largohen nga territori.

“Në vend që të mbahet përgjegjës pushtimi sionist për krimet e gjenocidit dhe dëbimit, ai po shpërblehet, nuk po ndëshkohet”, tha Hamasi. “Ne i refuzojmë deklaratat e Trumpit, në të cilat ai thotë se banorët e Gazës nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen, dhe i konsiderojmë ato një recetë për krijimin e kaosit dhe tensioneve në rajon”.

Ministria e Jashtme saudite lëshoi një deklaratë ku theksoi se mbështetja e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez është një “qëndrim i palëkundur, i qëndrueshëm dhe i patundur”.

Sipas deklaratës, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalojë përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Trump tha se e kishte diskutuar propozimin e tij me Netanyahun gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu tha se e kishte ngritur këtë çështje me liderë të tjerë të vendeve të Lindjes së Mesme dhe pretendoi se ishte pritur pozitivisht.

Netanyahu tha se Trump sheh një të ardhme ndryshe për Rripin e Gazës, të cilin ai e përshkroi si burimin e shumë “vuajtjeve dhe fatkeqësive” për popullin izraelit.

“Ai ka një ide të ndryshme”, tha Netanyahu. “Është diçka që mund ta ndryshojë historinë dhe ia vlen ta ndjekim këtë rrugë”.

Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Trump priti Netanyahun për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit në Gaza, lirimin e pengjeve dhe një përpjekje të re për një marrëveshje normalizimi mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. /REL

JU REKOMANDOJMË

Feride Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik

Feride Rushiti: Pranova kandidaturën për të ndihmuar vendin dhe për të kaluar ngërçin politik
29/04/2026 - 00:52

Kandidatja për presidente, Feride Rushiti, ka deklaruar se e ka pranuar propozimin për kandidaturë me bindjen se është figurë unifikuese dhe se mund ta ndihmojë vendin të dalë...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze

Abdixhiku: Vjosën e panë vetëm si kuorum, ne e pamë si presidente dinjitoze
29/04/2026 - 00:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u deklarua pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës pas dështimit të zgjedhjes së presidentit. Abdixhiku me anë të një...

Më shumëDetails

Buzhala reagon me foto të Thaçit: Deri me 19 maj vendos Gjykata, zgjedhjet me 7 qershor

Buzhala reagon me foto të Thaçit: Deri me 19 maj vendos Gjykata, zgjedhjet me 7 qershor
29/04/2026 - 00:37

Pas shpërndarjes së Kuvendit dhe hyrjes në fazën e shpalljeve të zgjedhjeve, ka reaguar gazetari Berat Buzhala me një fotografi të Hashim Thaçi. Ai thotë se deri më...

Më shumëDetails

“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit
29/04/2026 - 00:31

Pas shpërndarjes së Kuvendit, ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani ka bërë një reagim. Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitija, ka publikuar një foto të Osmanit, teksa ka shkurar “Shihemi”....

Më shumëDetails

Kurti del në konferencë bashkë me Feride Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Kurti del në konferencë bashkë me Feride Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale
29/04/2026 - 00:27

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë bashkë me të propozuarën për Presidente, Feride Rushitin. Kurti e falenderoi Rushitin që ka pranuar të jetë...

Më shumëDetails

Reagon PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese

Reagon PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
29/04/2026 - 00:19

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është mbrojtur rendi kushtetues dhe është shmangur, sipas saj, një shkelje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë