Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U largua nga Franca për të ndjekur ëndrrën e saj, sot mban me krenari uniformën e Policisë

12/10/2026 - 08:09
në Lajme
A A
U largua nga Franca për të ndjekur ëndrrën e saj, sot mban me krenari uniformën e Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një kohë kur shumë të rinj shohin emigrimin si rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë, Elisa Hasanaj zgjodhi të bëjë të kundërtën.

Pas gjashtë vitesh jetese dhe studimi në Francë, 25-vjeçarja nga Shkodra u kthye në atdhe për të ndjekur një ëndërr të hershme: të vishte uniformën e Policisë së Shtetit dhe t’i shërbente vendit të saj.

Historinë e saj frymëzuese e ka ndarë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në kuadër të rubrikës “Pas Uniformës”, duke sjellë në vëmendje rrugëtimin e një të reje që vendosi t’i japë jetës një drejtim ndryshe nga ai që kishte ndërtuar jashtë vendit.

E dekoruar javën e kaluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në detyrë, Elisa shërben prej dy vitesh në Stacionin e Policisë Kufitare në Han të Hotit.

Ajo punon si operatore e sistemit të kamerave dhe kontribuon në garantimin e sigurisë kufitare.

Historia e saj është një shembull frymëzues i zgjedhjes për t’u kthyer në atdhe, për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri dhe për t’i shërbyer vendit përmes uniformës së Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë i ministrit Demo:

Pas gjashtë vitesh në Francë, Elisa Hasanaj u kthye në Shqipëri. Këtu e priste një dëshirë që nuk lidhej me diplomën e saj: të vishte uniformën e policisë. Sot, 25-vjeçarja nga Shkodra ka dy vite që shërben në Policinë e Shtetit, në kufirin që për shumëkënd është pikënisje për një jetë jashtë vendit. Për Elisën, është vendi ku po ndërton jetën pas kthimit.

Në Francë kreu shkollën profesionale për menaxhim dhe administrim. Kur u kthye, zgjodhi t’i jepte një drejtim tjetër jetës profesionale, duke ndjekur pasionin për policinë. “Jam kthyer në Shqipëri për të jetuar dhe kam hyrë në polici, pasi e kisha pasion”, thotë ajo.

E thotë thjesht, në një fjali që përmbledh dy vendime të rëndësishme: ku donte të jetonte dhe çfarë donte të bënte. Elisa shërben në Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit, si operatore e sistemit të kamerave. Puna e saj kërkon përqendrim, durim dhe vëmendje ndaj detajeve. Përpara ekraneve, i duhet të ndjekë me kujdes atë që ndodh në një vend ku lëvizja e njerëzve dhe e mjeteve është pjesë e përditshmërisë. Është një anë e shërbimit kufitar që udhëtarët rrallë e shohin. Pas kamerave është një njeri që vëzhgon, që duhet të jetë i vëmendshëm edhe kur gjithçka duket e zakonshme. Prej dy vitesh, këtë përgjegjësi e mban edhe Elisa.

Gjashtë vitet në Francë mbeten pjesë e historisë së saj. Por kur flet për jetën që ka zgjedhur, fjalia nis me kthimin në Shqipëri. Aty ku pasioni për uniformën u bë profesioni i saj.

JU REKOMANDOJMË

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit
12/10/2026 - 08:01

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot, ku do të diskutohet për caktimin e seancës së ardhshme plenare dhe rendin e saj të ditës. Në mbledhjen...

Më shumëDetails

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës
11/10/2026 - 23:22

Ramiz Arifi dyshohet se ka vrarë sot në rrethana misterioze djalin e tij, Bajramin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pasditen e sotme. I dyshuari pas...

Më shumëDetails

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)
11/10/2026 - 23:08

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës ka tronditur këtë komunë, e ndodhur vetëm pak ditë para vrasjes së dyfishtë. Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë...

Më shumëDetails

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin
11/10/2026 - 22:40

Presidenti ukrainas kishte të drejtë kur e quajti atë një “dhuratë” për udhëheqësin rus, por kjo marrëveshje është gjithashtu thellësisht e keqe. Të premten, Donald Trump njoftoi se...

Më shumëDetails

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri
11/10/2026 - 22:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së dyshuar të një personi të moshës rreth 29-vjeçare dielën mbrëma në fshatin Pogragjë, duke njoftuar se të hënën...

Më shumëDetails

Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
11/10/2026 - 21:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë