Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë

02/08/2026 - 21:11
në Pa kategori
A A
Rriten temperaturat, e diela zgjedhore po vjen me mot të mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 3 deri më 7 gusht vendi do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa këto kushte atmosferike do të ndikohen nga masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, me vlera 8–10, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve 10:00–17:00. Kujdes i shtuar këshillohet për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa për bujqit rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave për shkak të temperaturave dhe avullimit të shtuar.

Njofitmi i plotë:

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

📅 Parashikimi i motit për periudhën 03–07 gusht 2026

☀️ E hënë (03.08.2026)

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës.

☀️ E martë (04.08.2026)

Do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 37°C. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.

☀️ E mërkurë (05.08.2026)

Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.

☀️ E enjte (06.08.2026)

Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

☀️ E premte (07.08.2026)

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje. Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës.

🌿 Kushtet biometeorologjike

🔹 Do të jenë kryesisht të favorshme.

🔹 Gjatë orëve të mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell.

🔹 Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

🔹 Këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

🌾 Kushtet agrometeorologjike

🔹 Kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore.

🔹 Për shkak të temperaturave të larta dhe avullimit të shtuar, rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave.

🔹 Punimet në ara dhe pemishte preferohet të kryhen gjatë orëve më të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes.

🔹 Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës, veçanërisht te kulturat e ndjeshme ndaj thatësirës.

☀️ Indeksi UV

🔸 Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë (8–10).

🔸 Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës, syzeve të diellit dhe kapelës.

🔸 Të shmanget ekspozimi i panevojshëm në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.

JU REKOMANDOJMË

Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot

Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
01/08/2026 - 09:20

Po vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë. Sot çmimi tavan i shitjes ka shkuar në 1.77 euro për litër, duke shënuar rritje për 3 centë krahasuar...

Më shumëDetails

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e LDK-së: Tani mund të vazhdojnë takimet

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e LDK-së: Tani mund të vazhdojnë takimet
31/07/2026 - 13:10

Haxhiu ka folur edhe për zhvillimet e fundit në LDK, duke e cilësuar si lajm të mirë qëndrimin në krye të partisë të Lumir Abdixhikut. Ajo e quajti...

Më shumëDetails

Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A

Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrëzimi i vinçit në rrugën A
28/07/2026 - 22:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës. Siç raportohet në media, viktima...

Më shumëDetails

Abazi: Mirë që drejtësia ka nisur identifikimin e këtyre profileve, jam i gatshëm të depozitoj dëshmi

Abazi: Përmes Fondit Sovran, Kosova ka hyrë në rrugëtimin më të dëmshëm
27/07/2026 - 22:47

Ish-deputeti Haki Abazi ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë para institucioneve të drejtësisë lidhur me veprimtarinë e Lule Gjelit në rrjetet sociale dhe linçimin e saj...

Më shumëDetails

Janina Ymeri kritikon Haxhiun pas ofertës për Francën: Kosova ende varet nga KFOR-i për zjarret

Janina Ymeri kritikon Haxhiun pas ofertës për Francën: Kosova ende varet nga KFOR-i për zjarret
26/07/2026 - 19:24

Janina Ymeri, ka reaguar ndaj deklaratës së u.d. presidentes Albulena Haxhiu, e cila i ka ofruar Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret, raporton GazetaBlic. Ymeri ka...

Më shumëDetails

Rita Ora flet për rrugëtimin e saj nga refugjate në një yll botëror: Jam krenare që jam emigrante

Rita Ora flet për rrugëtimin e saj nga refugjate në një yll botëror: Jam krenare që jam emigrante
26/07/2026 - 16:23

Rita Ora ka folur hapur për fëmijërinë e saj si refugjate dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar, duke u shprehur se është krenare për origjinën e saj si emigrante....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Se kemi parë njëri-tjetrin si dy të dashur…”- Ç’po ndodh në marrëdhënien Gimbo-Selin?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë