Raphael Varane ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Francës.
Futbollisti i Manchester Unitedit i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij më të ri, derisa pritej ta bënte hapin e radhës për t’u bërë kapiten i “Trekolorëve”.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka qenë figurë kyçe në Botërorin 2018, duke i ndihmuar “Les Bleus” ta fitonin Botërorin e Rusisë.
Ai i ka zhvilluar 93 ndeshje me Kombëtaren e vendit të tij për afro një dekadë, shkruan mediumi francez “Le Parisien”, përcjell “Gazeta Express”.
Varane kishte debutuar tek Franca në fitoren ndaj Gjeorgjisë në mars të vitit 2013, në kualifikimet e Botërorit 2014.
Ai shpejt u bë startues tek “Trekolorët”, por një lëndim e la jashtë Evropianit 2016.
Varane luajti në çdo lojë në dy Botërorët e fundit, ndërsa u bë vetëm lojtari i katërt që e fiton Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, njëjtë si Christian Karembeu (1998), Roberto Carlos (2002) e Sami Khedira (2014).
Me këtë rast, do të merrte fund një epokë e Francës pasi pensionimin nga Kombëtarja paraprakisht e bënë edhe Karim Benzema dhe Hugo Lloris, pas Botërorit të Katarit. /Gazeta Express/