Në ditën e gjashtë të fushatës, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë e pranishme në tri qytete.
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe ai për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të takojnë qytetarët në Mitrovicë, Istog e Prishtinë.
Në orën 17:00 do të ketë tubim në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Kurse nga ora 18:30, Osmani e Abdixhiku do të jenë në Istog në palestrën IBOS.
E nga ora 20:30 tubimi i radhës do të jetë në Degën e IV-të të LDK-së, konkretisht te fusha sportive te “Kroi i Bardhë” në Dardani.













