Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në listën e PDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, ka kumtuar Kreu i PDK’së, Bedri Hamza.
“Kësaj radhe z.Limaj nuk do të jetë pjesë e listës”, tha Hamza në një konferencë për media, pas mbledhjes.
Ai tha se presin që Limaj t’i mbështesë në këto zgjedhje dhe se në të ardhmen është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK’së.
“…e presim dhe e mirëpresim kontributin e z.Limajt dhe PDK’së do t’i jap PDK’së…z.Limaj në të ardhmen është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK’së”, tha Hamza./Reporteri.net











