Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën zvicerane, “Blick.ch”.
Mes tjerash, Kurti ka përmendur edhe futbollistët shqiptarë që luajnë te Zvicra, shkruan FrontOnline.
“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare”, ka thënë Kurti.
Poashtu, Kurti ka komentuar edhe veprimin e Granit Xhakës me fanellën e Ardon Jasharit pas ndeshjes Zvicër – Serbi.
Ai ka thënë se nëse dikush e nderon identitetin e tij është e mirë dhe ai këtë ka bërë.
“Mesazhi imë për Xhakën, faleminderit që frymëzove kaq shumë taleente të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë”, ka vlerësuar Kurti.