Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vinicius e pranon momentin e vështirë: “Jam i zemëruar me veten, vërshëllimat nuk më ndihmojnë”

15/10/2026 - 11:40
në Sport
A A
Vinicius e pranon momentin e vështirë: “Jam i zemëruar me veten, vërshëllimat nuk më ndihmojnë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi.

Sulmuesi brazilian e ka pranuar se nuk po luan në nivelin e tij më të mirë, ndërsa ka folur hapur për zemërimin pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Romës dhe për reagimet e tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Përmbysja e Real Madridit ndaj Romës, me rezultat 4-3, u shoqërua edhe me diskutime rreth Viniciusit.

Braziliani e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua nga José Mourinho kur Roma kryesonte 3-1.

Pak minuta pas largimit të tij nga fusha, madrilenët i realizuan tre gola dhe e kompletuan një përmbysje të jashtëzakonshme.

Zëvendësimi shkaktoi reagime, sidomos për shkak të pakënaqësisë së dukshme të sulmuesit.

Pak më herët, Mourinho e kishte qortuar për humbjen e topit në aksionin që çoi te goli i dytë i Donyell Malenit.

Megjithatë, pas ndeshjes, Vinicius zgjodhi të ishte kritik ndaj vetes, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

“Është normale që u zemërova pas zëvendësimit, sepse gjithmonë dua të jem në maksimum dhe ta ndihmoj skuadrën. Jam i zemëruar me veten, sepse nuk po luaj në nivelin tim më të mirë. Por, në fund, Vini gjithmonë rikthehet dhe nuk kam asnjë dyshim se do të rikthehem”, deklaroi braziliani.

Vinicius i vlerëson Endrickun dhe Carlos Espín

Sulmuesi i Real Madridit e pranoi se zëvendësimet patën ndikim vendimtar në përmbysjen ndaj Romës, duke e vlerësuar veçanërisht paraqitjen e Endrickut dhe Carlos Espí.

“Zëvendësimet e ndryshuan ndeshjen. Endricku e ndryshoi dinamikën dhe ishte më i miri, ndërsa Carlos hyri në fushë dhe shënoi”, u shpreh ai.

Sezoni aktual nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për fanellën me numrin shtatë të Real Madridit.

Në dhjetë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Vinicius ka realizuar vetëm një gol dhe ka regjistruar tri asistime.

Dënimi dhe vërshëllimat e tifozëve

Një tjetër faktor që ndikoi te gjendja e tij emocionale ishte lajmi për pezullimin me katër ndeshje në La Liga, të cilin e mori vetëm pak orë para përballjes evropiane me Romën.

“Erdhi në momentin e gabuar. Mund të ma kishin komunikuar më herët, jo kur mbërrita në stadium”, tha Vinicius.

Braziliani foli edhe për vërshëllimat që i ka marrë nga tifozët e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, duke e pranuar se ato nuk e ndihmojnë, por se e kupton pakënaqësinë e tyre.

“Vërshëllimat nuk më ndihmojnë, por e kuptoj që tifozët i paguajnë biletën. Ne luajmë më mirë kur ata janë në anën tonë. Kur erdha këtu, isha shumë i ri dhe shumë njerëz talleshin me mua, por i kam shënuar më shumë se 100 gola me këtë fanellë”, përfundoi sulmuesi brazilian.

Vinicius beson se mund ta kalojë këtë periudhë dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë, ndërsa Real Madridi shpreson që ylli brazilian të rifitojë sa më shpejt ndikimin vendimtar në lojën e skuadrës.

JU REKOMANDOJMË

Tifozët e Romës me mesazh të fortë për Mourinhon: Ai që i sjellë lavdi klubit, do të nderohet përgjithmonë…!

Tifozët e Romës me mesazh të fortë për Mourinhon: Ai që i sjellë lavdi klubit, do të nderohet përgjithmonë…!
14/10/2026 - 22:55

Skuadra e Romës është duke luajtur ndaj Real Madridit, ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League. Tifozët e klubit italian kanë nderuar në mënyrë fantastike trajnerin e Realit,...

Më shumëDetails

Wayne Rooney me kritika të ashpra për Ronaldon, pas përplasjes me Jesusin

Wayne Rooney me kritika të ashpra për Ronaldon, pas përplasjes me Jesusin
14/10/2026 - 22:09

Wayne Rooney është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi....

Më shumëDetails

Zbulohen ‘gjasat’ e largimit të Lisandro Martinezit nga Unitedi, pas fjalëve të tij mbrëmë

Zbulohen ‘gjasat’ e largimit të Lisandro Martinezit nga Unitedi, pas fjalëve të tij mbrëmë
14/10/2026 - 21:09

Me Lisandro Martinezin që pritet të ndëshkohet nga Manchester Unitedi pas deklaratave të tij kundër drejtorit të futbollit, Jason Wilcox, sa gjasa ka që ai të largohet në...

Më shumëDetails

Infantino ka një plan për ta ‘forcuar’ pozitën e tij para zgjedhjeve në FIFA, 6 miliardë dollarë “janë në tavolinë”

Infantino ka një plan për ta ‘forcuar’ pozitën e tij para zgjedhjeve në FIFA, 6 miliardë dollarë “janë në tavolinë”
14/10/2026 - 21:07

Gianni Infantino ka një plan për ta forcuar pozitën e tij përpara zgjedhjeve të ardhshme në FIFA, sipas një raportimi të publikuar të mërkurën. Mbështetja për zviceranin është...

Më shumëDetails

Kosova humb Hajdarin për ndeshjet e nëntorit

Kosova humb Hajdarin për ndeshjet e nëntorit
14/10/2026 - 18:05

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, ka njoftuar klubi i tij, Hoffenheim. Sipas njoftimit të klubit gjerman, Hajdari ka dëmtuar fascien plantare...

Më shumëDetails

Arbeloa gjobitet me gati 30 mijë euro, FA e ndëshkon për deklaratat ndaj gjyqtarëve

Arbeloa gjobitet me gati 30 mijë euro, FA e ndëshkon për deklaratat ndaj gjyqtarëve
14/10/2026 - 15:15

Trajneri i Fulhamit, Álvaro Arbeloa, është gjobitur me 25 mijë funte (rreth 30 mijë euro) nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pas deklaratave të tij kundër gjykimit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë