Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa Osmani: Lipjani mbetet kështjellë e pathyeshme e shtetndërtimit dhe vizionit Rugovist

31/05/2026 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Vjosa Osmani: Lipjani mbetet kështjellë e pathyeshme e shtetndërtimit dhe vizionit Rugovist
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një tubim të madh në Lipjan. Para qytetarëve të shumtë të pranishëm, fjalim ka mbajtur Presidentja e 6-të dhe kandidatja për presidente për mandat të dytë, njëherësh bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo e nisi adresimin e saj duke shprehur lumturinë që ndodhet në këtë komunë, të cilën e cilësoi si një nga bastionet më të forta të LDK-së dhe shembull të fitimit të besimit përmes punës, ndërsa vlerësoi lart qeverisjen lokale.

“Dua ta thënë qartë sonte se puna e kryetarit Imri Ahmeti dhe e ekipit të tij ka dëshmuar se kur ekziston vizioni, përkushtimi dhe afërsia me qytetarin, komunat mund të bëhen motorë të zhvillimit dhe të stabilitetit institucional”.

Sipas saj, vendi sot ndodhet përpara një sfide të madhe që prek drejtimin e vetë shtetit, duke kritikuar qasjen e pesë viteve të fundit ku pushteti, siç tha ajo, ngatërron shtetin me partinë dhe harxhon energji në konflikte të përhershme e humbje aleancash.

“Më 7 qershor qytetarët e Kosovës nuk do të vendosin vetëm se kush do ta ketë shumicën parlamentare. Më 7 qershor qytetarët do të vendosin nëse Kosova do të vazhdojë të ndërtohet si shtet i institucioneve të forta apo do të vazhdojë të humbasë energji në kriza të pafundme politike”.

Gjatë fjalimit të saj, bartësja e listës së LDK-së u ndal gjatë te rëndësia jetike e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, duke potencuar se partneriteti me Uashingtonin zyrtar është ekzistencial për vendin dhe nuk mund të trajtohet sipas preferencave politike.

“Kur Kosova është afër Amerikës, Kosova është më e fortë. Kur Kosova është afër NATO-s, Kosova është më e sigurt e me kufij të betonuar. Kur Kosova është afër Bashkimit Evropian, Kosova është më e zhvilluar”.

Osmani shtoi se së bashku me Lumir Abdixhikun dhe 108 kandidatët e tjerë kanë një vizion të qartë për ta kthyer Kosovën në boshtin perëndimor, duke synuar anëtarësimin në NATO, marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, fuqizimin e FSK-së dhe mbrojtjen e integritetit territorial pa asnjë kompromis.

“Kjo është arsyeja pse bashkë me Lumir Abdixhikun, e me 108 kandidatë të tjerë të shkëlqyeshëm, kemi hyrë në këtë garë me një vizion të qartë për një Kosovë që rikthehet fuqishëm në qendër të aleancës perëndimore”.

Në pjesën përmbyllëse të fjalës së saj, ajo kërkoi një kthesë institucionale ku politika të mos matet me kriza, por me investime e vende pune që mbajnë rininë në vend, duke shprehur bindjen se ky bashkim i ri shtetëror po nis pikërisht nga Lipjani.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta. Kosova ka nevojë për aleanca të forta. Kosova ka nevojë për ekonomi të fortë. Kosova ka nevojë për siguri të fortë. Kosova ka nevojë për unitet të ri shtetëror”.

Ajo ftoi të gjithë qytetarët që më 7 qershor të votojnë për të ardhmen dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës.

“Prandaj më 7 qershor le të flasë Lipjani me zërin e tij të fuqishëm. Le të flasë Kosova med zërin e saj të bashkuar. Dhe le të fitojë Republika e Kosovës, shteti ynë i përbashkët. Faleminderit dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, ka përfunduar Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?

Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?
31/05/2026 - 21:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton nuk ka qenë e interesuar për zgjedhje të reja gjatë këtij...

Më shumëDetails

Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme nga strukturat e PDK-së në Verban

Lulzim Aliu merr mbështetje të fuqishme nga strukturat e PDK-së në Verban
31/05/2026 - 21:31

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 35 dhe njëherësh nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu ka marrë mbështetje të fuqishme nga strukturat e kësaj partie në...

Më shumëDetails

“Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

“Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri
31/05/2026 - 21:26

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka keqpërdorur një fëmijë në Vushtrri, gjatë fushatës zgjedhore, duke e ftuar të recitoj një “poezi”, me tekst ofendues, fyes e mallkues...

Më shumëDetails

Pas Malishevës e Suharekës Abdixhiku shkon në Gjakovë, premton se në mandatin e tij s’do të rritet çmimi i energjisë

Pas Malishevës e Suharekës Abdixhiku shkon në Gjakovë, premton se në mandatin e tij s’do të rritet çmimi i energjisë
31/05/2026 - 20:59

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku në tubimin e mbajtur në Gjakovë, ka shpalosur planin e tij qeverisës. Ai është zotuar se në mandatin e tij, nuk do të...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Qytetarët janë të zhgënjyer që Osmani nuk u rizgjodh presidente

Hasanpapaj: Qytetarët janë të zhgënjyer që Osmani nuk u rizgjodh presidente
31/05/2026 - 20:43

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, në emisionin “Info Magazine”, deklaroi se nga puna në terren ka mësuar se qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet...

Më shumëDetails

180 km/h në mes të Prishtinës, shoferi kapet nga Policia, gjobitet dhe dërgohet në gjykatë

Ndodh edhe kjo- Shoferit në Ferizaj i konfiskohet leja deri në vitin 2047
31/05/2026 - 20:38

Policia e Kosovës, përmes njësive të Trafikut të Kryeqytetit, ka ndëshkuar një shofer i cili është kapur duke qarkulluar me shpejtësi ekstreme në një zonë urbane. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

    “Ju vraft Zoti e Allahu”, Kurti keqpërdor vajzën e vogël në Vushtrri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • PDK e udhëhoqi rreth 20 vite komunën, po Bedri Hamza mblodhi vetëm rreth 200 persona në tubimin në Shtime

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Naim Hajra e Vjosa Osmani marrin mbështetje të fuqishme në Mitrovicë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Hamza vazhdon avazin e politikës së “vjetër”, në sallën gjysmë të zbrazur tenton t’i josh mësimdhënësit me premtime për rritje të pagave

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është shoferi i “Taxi Tesla” që dyshohet se kërcënoi kolegun me armë dhe bëri kaos në rrugët e Prishtinës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë