Xhudistja Laura Fazliu, ka arritur që ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U 23 që u mbajt në Sarajevë.
Fazliu në Sports Show tha se ky sukses ishte shumë i veçantë pasi ishte hera e parë që mori të artën në evropian.
“Kjo medalje ka qenë shumë e veçantë për mua. Kam pasur edhe shumë medalje të tjera në kampionate evropiane. E arta ishte diçka shumë e veçantë për mua sepse është hera e parë që e fitoi “- tha Fazliu.
Ajo foli edhe për përballjen finale duke shtuar se ishte një luftë goxha stresuese.