Chelsea ka vendosur që zyrtarisht ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel.
Pas një fillimi zhgënjyes të edicionit, trajneri gjerman nuk do të jetë më trajner i “Të Kaltërve”.
Pas humbjes 1:0 nga Dinamo Zagrebi mbrëmë në Ligën e Kampionëve, Chelsea ka ndarë rrugët me Tuchelin.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi londinez në faqen zyrtare.