Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë së bashku me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e muajit mars të cilët janë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ë cila do të zhvillohet në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Zvicrës, të cilët kanë bërë të ditur se ai nuk të udhëtojë përshkak të lëndimin muskulor, shkruan FrontOnline.
Federata zvicerane gjithashtu njoftoi se asnjë futbollistë nuk do të ftohet në vend të tij.
Përveç Shaqirit, Zvicrës do t’i mungojë edhe Gregor Kobel. Përzgjedhësi Murat Yakin ftoi Jeremy Frick në vend të tij.
“Helvetikët” ndeshjen ndaj Bjellorusisë do ta zhvillojnë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars.
Ndërsa më 28 mars do të përballet me Izraelin. /FrontOnline/