Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

2 tetor 1918/ Si Esad Pashë Toptani mori Durrësin dhe shpalli qeverinë e tij

02/10/2026 - 11:28
në Ndryshe
A A
2 tetor 1918/ Si Esad Pashë Toptani mori Durrësin dhe shpalli qeverinë e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Princi Vidi mori fronin e Principatës së Shqipërisë më 7 mars 1914 duke u përballur me një situatë kaotike politike, brenda vendit dhe nga fqinjët. Me Traktatin e Londrës të nënshkruar më 30 maj 1913, fuqitë e mëdha vendosën themelimin e xhandarmërisë ndërkombëtare për t’u kujdesur për rendin dhe sigurinë publike në territorin e Principatës së Re të Shqipërisë. Në të njëjtën bazë ata krijuan Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit më 15 tetor 1913, për t’u kujdesur për administrimin e Shqipërisë së sapoformuar derisa institucionet e saj politike të ishin në rregull.

2 tetor 1918/ Si Esad Pashë Toptani mori Durrësin dhe shpalli

Princ Vidi

Esad pashë Toptani, si ministër i luftës dhe i brendshëm, ishte kundër zgjidhjes paqësore të problemit me Deklaratën e Pavarësisë së Epirit të Veriut. Ai u kundërvu Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i cili besonte se ky problem mund të zgjidhet me mjete diplomatike. Princi dhe kabineti i tij pranuan propozimet e Esad Pashës për të vendosur për zgjidhje ushtarake. Për të rritur forcën ushtarake të Principatës së Shqipërisë, mijëra pushkë italiane dhe armë austriake të makinave dhe maleve u blenë dhe u shpërndanë popullatës (kryesisht myslimane) të Shqipërisë qendrore.

Rebelimi/ Faza e parë

Kryengritja shpërtheu në maj 1914. Krerët proturq të rebelëve bashkë me emisarët osmanë me të cilët bashkëpunonin u përpoqën të nxisnin paragjykime fetare ndaj Princ Vidit dhe t’i jepnin luftës kundër tij dhe shtetit shqiptar karakterin e një lufte për mbrotjen e Islamit.

Më 17 maj Shijaku dhe Tirana u rrethuan nga rebelët, kurse një ditë më vonë u rrethua Durrësi. Dyshimi për organizimin e rebelimit ra mbi Esat Pashë Toptanin për shkak të thashethemeve që u përhapën dhe për shkak të kaluarës së tij me intriga, prandaj më 19 maj ai u arrestua. Po atë ditë rebelët morën Shijakun.

2 tetor 1918/ Si Esad Pashë Toptani mori Durrësin dhe shpalli

Kaosi u shtua pas dëbimit të Esad Pashës. Pas marrjes së Tiranës dhe Shijakut në fund të majit, rebelimi u zgjerua edhe më shumë. Në fillim të qershorit morën Krujën dhe Kavajën. Më 15 qershor sulmuan Durrësin i cili u mbrojt me sukses dhe me sakrifica të mëdha nga forcat qeveritare të kryesuara nga Gjon Markagjoni, malësorët e Isa Boletinit dhe vullnetarët durrsakë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi.

Më 17 qershor rebelët sulmuan prapë Durrësin, por prapë dështuan ta merrnin. Atë ditë ra Lushnja. Më 21 qershor ra Elbasani. Më pas ranë Fieri dhe Berati.

Duke përfituar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi për shkak të rebelimit në Shqipërinë e Mesme, forcat vorio-epirote sulmuan dhe pushtuan Kolonjën, Korçën dhe Tepelenën.

Në fund të gushtit rebelët u përgatitën të sulmonin Vlorën, por banorët duke dashur të shmangnin luftën e dorëzuan qytetin vetë, me kusht që flamuri shqiptar të mos prekej. Më 1 shtator rebelët hynë në qytet.

Më 5 shtator, dy ditë pas largimit të Princit Vid nga Shqipëria, rebelët hynë në Durrës dhe ngritën flamurin osman. Drejtuesit e rebelëve dërguan një delegacion në Stamboll për t’i paraqitur qeverisë osmane kërkesën për bashkimin e Shqipërisë me Turqi dhe për të marrë udhëzime.

Faza e dytë

Në 2 tetor u kthye në Shqipëri Esat Pashë Toptani. Më parë, kishte firmosur një marrëveshje me kryeministrin serb Nikolla Pashiq me të cilën i premtonte Serbisë ankesimin e Shqipërisë Veriore dhe Lindore, si shpërblim Serbia e ndihmoi me mercenarë dhe me të holla. Në Durrës Esat Pasha shpalli veten kryetar të Qeverisë së Shqipërisë së Mesme. Me anë të grupimeve proosmane të kryengritjes e zgjeroi pushtetin në Shqipërinë e Mesme.

Ai u premtoi kryengritësve se do t’i shpronësonte bejlerët. Pas hyrjes së Perandorisë Osmane në luftë në anën e fuqive të Boshtit, marrëdhëniet e Esat Pashës me rebelët u përkeqësuan. Esati i cili ishte i lidhur me fuqitë e Antantës ndërmori veprime kundër rebelëve proturq kurse këta filluan ta luftonin Esat Pashën si tradhtar të otomanizmit dhe pronar të madh tokash.

2 tetor 1918/ Si Esad Pashë Toptani mori Durrësin dhe shpalli

Haxhi Qamili

Në nëntor 1914 rebelët dogjën shtëpinë e Esat Pashës në Laprakë dhe hynë në Tiranë ku Haxhi Qamili dogji shtëpitë e bejlerëve dhe agallarëve patriotë. Esat Pasha i cili kishte mbetur i rrethuar në Durrës, mobilizoi me ndihmën e fuqive të huaja rreth 6000 mercenarë për të sulmuar Tiranën, por me të marrë vesh këtë Haxhi Qamili mobilizoi rreth 2000 fshatarë luftëtarë dhe sulmoi ushtrinë e Esatit në fshatin Zezë afër Krujës duke e shpartalluar. Esati u kthye prapë në Durrës.

Në fillim të vitit 1915, Stambolli i cili tashmë kishte pranuar që Shqipëria të mbetej nën ndikimin e aleatit të saj austro-hungarez, u dërgoi rebelëve udhëzime që të orientonin politikën e tyre drejt Austro-Hungarisë dhe jo drejt bashkimit me Turqinë. Kjo kthesë shkaktoi përçarje në mesin e udhëheqësve të rebelimit.

Njëri krah për shkak të orientimit të ri hoqi dorë nga parullat për bashkim me Turqinë, kurse krahu i proturqve fanatikë ku bënin pjesë Haxhi Qamili dhe Man Picari, vazhduan t’i konsideronin parullat proturke si programin kryesor të kryengritjes.

Më 9 maj 1915 në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të rebelëve, u zgjodh kryetar Musa Qazimi, kurse më 13 maj Haxhi Qamili, i njohur si person me çrregullime mendore, u zgjodh Komandant i Përgjithshëm. Pas kësaj Qamili nuk pyeste më askënd për veprimet e tij. Persekutonte patriotët dhe u digjte shtëpitë, prandaj filluan ta quanin Haxhi Zjarrmi. Ai shante poshtëronte, arrestonte, burgoste dhe vriste pa gjyq kundërshtarët.

Shtypja e kryengritjes

Me nënshkrimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës në prill 1915, mbyllej shtegu për daljen e Serbisë në Adriatik përmes Shqipërisë së Mesme. Serbia duke ndjerë që po i cenoheshin interesat, vendosi të shtinte në dorë këtë rajon e para dhe të dilte në Durrës. Në këtë mënyrë ajo forconte edhe pozitat e lëkundura të vasalit të saj Esat Pashë Toptanit me të cilin kishte marrëveshje të favorshme.

Ushtria serbe e gjendur përballë presionit austro-hungarez, mbasi nuk kishte rrugë tjetër, hartoi plane për tu tërhequr përmes Shqipërisë dhe për të mbërritur në skelat e Detit Adriatik, nga ku do të largohej me anijet e Aleatëve. Esat Pasha deklaroi se nuk do t’i luftonte forcat serbe gjatë tërheqjes.

Duke parandjerë rrezikun, në fund të majit rebelët proturq i dërguan komandantit të ushtrisë serbe në Ohër dy nota me anën e të cilave pohonin qëndrimin asnjanës, kërkonin që të ruheshin marrëdhënie miqësore dhe premtonin se Serbisë nuk do t’i shkaktohej asnjë dëm nga kryengritësit. Por kërkesat e tyre nuk u përfillën.

Më 2 qershor 1915 ushtria serbe sulmoi Shqipërinë nga tre drejtime, në Shqipërinë e Mesme u ndeshën me kryengritësit të cilët i thyen dhe arritën deri në afërsi të Durrësit duke çliruar nga rrethimi disamujor Esat pashë Toptanin.

U arrestuan kryetarët e kryengritjes Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, duke i nxjerre përballë gjyqtarit Xhelal Bej Zogu i cili urdhëroi ekzekutimin e tyre. Kësodore mori fund Kryengritja në Shqipërinë e Mesme e cila e çoi Shqipërinë drejt shkatërrimit.

Mizoritë

Gjatë rebelimit “forcat disciplinore” të rebelëve të cilat drejtoheshin nga myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, kryen ekzekutime me qëllim të “spastrimit” të “Skizmatikëve bektashinj”. Përveç “Skizmatikëve bektashinj” viktima tjera të rebelëve ishin të krishterët mësuesit patriotë shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin dhe klerikët myslimanë të cilët mbështesnin kombin shqiptar.

Në listën e të arrestuarve dhe të burgosurve në Berat, në periudhën janar-shkurt 1915, ishin vetëm bejlerët që përkrahnin pavarësinë e Shqipërisë. Edhe në Elbasan ishin burgosur e internuar bejlerët e tillë, krahas atdhetarëve me prejardhje të ndryshme shoqërore. Për udhëheqësin e rebelimit, Haxhi Qamilin, bejlerët që donin pavarësinë e Shqipërisë ishin “spiunë të kaurrëve”, ata që donin Turqinë ishin të mirë.

Në fazën e dytë të kryengritjes (tetor 1914-qershor 1915), krerët e rebelimit vranë atdhetarët e njohur, si Ismail Klosi, Hajredin Fratari, Baki Gjebrea, Hysen Gjirokastra etj. /LAPSI.al

JU REKOMANDOJMË

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare

U bë e njohur si gruaja më e vjetër në botë, Qeveria i jep pension të posaçëm 117-vjeçares shqiptare
08/10/2026 - 09:25

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror. Vendimi...

Më shumëDetails

Si e ndryshoi botën shpikja e dinamitit

Si e ndryshoi botën shpikja e dinamitit
07/10/2026 - 16:28

Në vitin 1868, një burrë i brishtë dhe i shqetësuar hipi në një tren britanik me një valixhe që me rreth 9 kg eksploziv. Alfred Nobel nuk po...

Më shumëDetails

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor

Moti i ngrohtë zgjat sezonin, plazhet e Shqipërisë të mbushura edhe në tetor
03/10/2026 - 18:45

Moti i ngrohtë dhe temperaturat që arrijnë deri në 30 gradë kanë bërë që edhe në 3 tetor, plazhet e Vlorës të vijojnë të frekuentohen nga turistë dhe...

Më shumëDetails

Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite

Përleshje mes pilotëve, avioni devijon drejt Arabisë Saudite
30/09/2026 - 14:07

Piloti i linjës Dubai – Izrael tentoi ta rrëzonte aeroplanin Një incident i pazakontë është raportuar gjatë një fluturimi të kompanisë FlyDubai të mërkurën në mëngjes, pasi avioni...

Më shumëDetails

Kjo video i kushtoi Icardit me heqjen e patentëshoferit deri në vitin 2099

Kjo video i kushtoi Icardit me heqjen e patentëshoferit deri në vitin 2099
30/09/2026 - 13:28

Yllit të futbollit Mauro Icardi i është hequr patenta e shoferit në Argjentinë – ndalimi është i vlefshëm deri më 1 janar 2099. Shkaku ishte një video nga...

Më shumëDetails

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit
28/09/2026 - 08:30

Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Akrepat e orës do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë