Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

19/07/2026 - 20:26
në Ndryshe
A A
34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat me autobombë në Palermo, bashkë me pesë efektivët e eskortës së tij.

Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre dekada nga atentati, rrethanat dhe prapavija e plotë e vrasjes vijojnë të jenë objekt debatesh dhe polemikash në Itali, deri në nivelin politik.

Presidenti Sergio Mattarella e cilësoi Borsellinon simbol të vendosmërisë civile në luftën kundër mafies, duke theksuar se përpjekjet për të ndryshuar rrjedhën e historisë kanë dështuar.

Megjithatë, familjarët e prokurorit vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës, duke kërkuar hetimin e prapavijës politike të atentatit, i cili zyrtarisht i është atribuar organizatës mafioze Cosa Nostra.

Salvatore Borsellino, vëllai 84-vjeçar i prokurorit, deklaroi se nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën. Një ditë para ceremonisë përkujtimore ai i dërgoi një mesazh kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të mos prekë figurën e të vëllait të tij.

Ndërkohë, Lucia Borsellino, vajza e prokurorit, kërkoi sërish gjetjen e agjendës së kuqe të babait të saj, e cila u zhduk së bashku me çantën e punës menjëherë pas shpërthimit.

“Kam qenë një nga dëshmitaret e agjendës së kuqe që i përkiste babait tim. Zhdukja e saj nga vendi i vrasjes nuk mund ta ndalë kërkimin e së vërtetës”, u shpreh ajo.

Edhe pas 34 vitesh, në Itali mbetet e hapur pyetja se cilët ishin përfaqësuesit e shtetit apo të politikës që mund të kenë pasur rol në porositjen e atentatit.

Një nga pistat që vijon të përmendet nga gazetarë dhe hetues është ajo e një marrëveshjeje të mundshme mes përfaqësuesve të politikës dhe mafies, që lidhet si me vrasjen e Paolo Borsellinos, ashtu edhe me atentatin ndaj kolegut të tij, Giovanni Falcone.

Nga ana e saj, kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se shteti italian nuk do të tërhiqet nga kërkimi i së vërtetës për një nga atentatet më të rënda në historinë moderne të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së

Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së
16/07/2026 - 11:04

Oficerja shqiptaro-amerikane u rikthye në Shqipëri për të trajnuar Forcat e Armatosura, duke forcuar bashkëpunimin ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Hatixhe Çollaku është një nga historitë...

Më shumëDetails

SHBA do të fillojnë të shtypin një monedhë njëdollari me imazhin e Trumpit

SHBA do të fillojnë të shtypin një monedhë njëdollari me imazhin e Trumpit
16/07/2026 - 08:16

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi se zyra e prerjes së monedhave një dollar do të fillojë të prodhojë monedha njëdollari me imazhin e Presidentit të...

Më shumëDetails

Djali i Trump humbi 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humbi 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave
10/07/2026 - 22:16

Investitorët në një kompani kriptovalutash të lidhur me familjen Trump kanë humbur qindra miliona dollarë, ndërsa një nga djemtë e presidentit amerikan, Donald Trump ka pësuar një rënie...

Më shumëDetails

SHBA-ja publikon dosje të reja të deklasifikuara për UFO-t

SHBA-ja publikon dosje të reja të deklasifikuara për UFO-t
10/07/2026 - 18:33

SHBA-ja publikoi të premten një grup të ri dosjesh të deklasifikuara për fenomenet anomalike të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO, si pjesë e një përpjekjeje të...

Më shumëDetails

Shefi i NASA flet për UFO-t? Ka gjëra që nuk i shpjegojmë dot

Shefi i NASA flet për UFO-t? Ka gjëra që nuk i shpjegojmë dot
10/07/2026 - 09:48

Një debat i ri mbi misterin e UFO-ve është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili pretendoi se agjencia hapësinore ka kapur imazhe të...

Më shumëDetails

Zbulohet revolveri që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara

Zbulohet revolveri që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara
09/07/2026 - 14:41

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të shteteve anëtare të NATO-s nga një revolver të vjetër bashkë me municion, pas përfundimit të Samitit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës

    Ky është personi që dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Gjenden të vdekur pasagjerët në veturën me targa gjermane afër kufirit me Kosovën

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Zhduken tre persona nga Vushtrria, ishin duke udhëtuar nga Shkupi për në Kosovë – familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme, nga kjo ditë pritjet rënie temperaturash

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tërmet 5.1 ballë godet këtë vend, dhjetra të plagosur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë