Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

15/06/2026 - 16:56
në Kryesore, Lajme
A A
69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender i shpallur nga Komuna e Mitrovicës më 27 maj në vlerë prej 3 milionë euro për ndërtimin e rrugëve në fshatrat Kaqandoll dhe Maxherë, po dyshohet se është parapërgatitur përmes kritereve favorizuese që t’i jepet një grupi të operatorëve. Në redaksinë e Veriu.info kanë ardhur denoncime nga kompani kosovare, të cilat pretendojnë se përmes kritereve favorizuese Komuna e Mitrovicës ka parapërgatitur nxjerrjen e fituesit qysh në momentin e shpalljes së tenderit.

Nga analizimi i dosjes së tenderit dhe konsultimit me ekspertë të fushës, Veriu.info ka gjetur dyshime të bazuara se kriteret e tenderit janë të parapërgatitura dhe favorizuese për një grup operatorësh dhe diskriminuese në thelb për operatorë të tjerë, pasi që disa nga makineritë e kërkuara nuk kanë të bëjnë asgjë me punët që planifikohen të kryhen.

Se kriteret e tenderit për asfaltimin e rrugëve në Kaqandoll dhe Maxherë janë jashtë çdo logjike, e dëshmon fakti se kriter minimal për t’u kualifikuar për tender është kërkuar që kompania aplikuese të ketë 10 punëtorë, ndërsa numri i makinerive të kërkuara është 69. Nëse kompania nuk do të ketë asnjë punëtor fizik, por vetëm shoferë, këta 10 të punësuar mund të mbulojnë vetëm 15% të makinerive.

Dyshimi tjetër i bazuar për manipulim me kritere të tenderit, sipas denoncimeve të pranuara nga Veriu.info, ka të bëjë me numrin e makinerive dhe specifikat që janë kërkuar për to.

Në Aneksin 7 të Dosjes së Tenderit të Lista e Pajisjeve kërkohet numër 20 kërkohet “Makinë për gërryerjen dhe bluarje të asfaltit e pajisur me GPS”. Rrugët që po planifikohen të shtrohen nuk janë të asfaltuara paraprakisht dhe kërkesa që kompania që konkuron duhet të ketë makineri për gërryerje është e panevojshme, palogjikshme dhe diskriminuese. Më saktësisht është favorizuese për ndonjë kompani që posedon pajisje unike të tillë, e cila duket se është futur sa për t’i eliminuar operatorët e tjerë.

Autoritetit Kontraktues (Komunës së Mitrovicës) nuk i ka mjaftuar të vendos një makinë të tillë, por në tender ka kërkuar që operatori që aplikon t’i ketë dy makineri për gërryerje të asfaltit inekzistent. Për më tepër, ka kërkuar që këto makineri të kenë edhe GPS, i cili zakonisht vendoset në makineri nga pronarët e tyre me qëllim që të verifikohet vendndodhja në rast vjedhjes, por që në këtë rast komuna duke u ‘preokupuar’ për sigurinë e pajisjeve të kompanive private, ka vendosur të favorizojë kompani të caktuara.

Pajisja e kërkuar me numër 18 është “Cilindër me dhëmbëza, vibrues dhe teh per shtrimin e rrugëve me peshë min. 19 ton”. Vetë specifikimi 19 ton, jo 20 apo 15, ka ngritur dyshime se i njëjti kriter është vendosur për qëllime favorizuese.

Në pikën 13 Komuna e Mitrovicës ka vendosur si kriter që operatori ekonomik për t’u kualifikuar si i përgjegjshëm, duhet të ketë “dy (2) Buldozer me thikë lëvizëse dhe kthyese në dy krahet me GPS dhe kamera me peshë minimale 29 tonë”. Ekspertë të fushatës për Veriu.info kanë thënë se buldozer të tillë kërkohen për autostrada, e jo për rrugë rreth 4 metra të gjera. Edhe këtu vërehet tendencë diskriminuese, pasi prapë kërkohen që makineria të jetë me GPS dhe Kamerë, sikur të ketë komuna ndonjë databazë nga e cila i përcjell online punimet, e të cilën nuk ka. Në dosje të tenderit nuk e ka arsyetuar as pse i kërkon dy (2) e jo një (1) buldozer të tillë.

Në pikën 15 Komuna e Mitrovicës ka kërkuar që kompania aplikuese në tender të ketë “Cilindër me teledirixhues, me peshe max 2 ton.” Edhe ky kriter dyshohet se është diskriminues dhe manipulues, pasi që ekspertë të fushës i kanë thënë Veriu.info se cilindra të tillë me teledirigjim përdoren në hapësira të rrezikshme, gropa të thella që rrezikohen nga shembjet, tunele ose afër mureve ku njeriu rrezikohet fizikisht.

Në pikën 32 është kërkuar që kompania aplikuese duhet të ketë “Riper special me vibrim (çekiq) min. 3.5 ton”. Veriu.info mëson se gjatë ndërtimit të rrugëve lokale thyerja e pjesëve të forta dhe shkëmbinjve që hasen mund të kryhet me çekiq standard me hidraulikë të montuar në eskavator. Por vendosja e kriterit për riper special me vibrim minimum në peshë prej 3.5 tonë, është bërë me qëllim të eliminimit të konkurrencës.

Për t’i numëruar një nga një, numri i kritereve diskriminuese për të eliminuar konkurencën në këtë tender është i madh, ku në shumë prej pajisjeve kërkohen jashtë çdo logjike GPS e Kamera, të cilat nëse do të kërkoheshin për secilën prej makinerive në mënyrë uniforme edhe do të mund të arsyetoheshin.

Në denoncimet e ardhura në redaksinë e Veriu.info, pretendohet se këto kritere janë vendosur për të favorizuar grupin e operatorëve ekonomik Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding, të cilët muajin e kaluar ishin shpallur fitues të një tenderi tjetër me vlerë rreth 3 milionë euro, për të cilin kishte pasur ankesa nga operatorët tjerë për manipulime në vlerësim nga Komisioni Vlerësues i Komunës së Mitrovicës.

Në lidhje me denoncimet për favorizim nga Komuna e Mitrovicës të kompanive Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., Veriu.info ka tentuar të marrë qëndrimin e tyre në lidhje me akuzat për manipulim të kritereve të tenderit për t’i favorizuar ato, por që anjëra prej kompanive nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara me e-mail.

Veriu.info ka kontaktuar edhe Komunën e Mitrovicës në lidhje me këto kritere diskriminuese të vendosura për tenderin në vlerë prej 3 milionë euro, ku përgjigje kemi pranuar vetëm nga zyra e prokurimit, por jo edhe nga njësia kërkuese, që zakonisht për ndërtim të rrugëve është Drejtoria për Shërbime Publike.

Në përgjigjen e kthyer nga zyrtari përgjegjës i prokurimit, Kushtim Mehaj, ai mohon se tenderi është parapërgatitur për të favorizuar ndonjë operator, përderisa nuk ka ofruar përgjigje se pse janë vendosur si kërkesë si pajisje që si të tillë nuk janë të destinuara për asfaltimin e rrugëve lokale.

“Pas shqyrtimit të tyre, vlerësojmë se një pjesë e konsiderueshme e pyetjeve të parashtruara nuk përbëjnë kërkesa për informim publik, qasje në dokumente apo sqarime objektive mbi procedurën e prokurimit, por përmbajnë aludime, supozime dhe pretendime të formuluara paraprakisht lidhur me qëllimet e Autoritetit Kontraktues dhe të zyrtarëve të përfshirë në këtë procedurë. Në pothuajse secilën pyetje parashtrohen pretendime se kriteret teknike, pajisjet e kërkuara apo kushtet e tenderit janë vendosur me qëllim të eliminimit të konkurrencës dhe favorizimit të operatorëve të caktuar ekonomikë. Këto janë pretendime serioze të cilat nuk mbështeten në asnjë fakt, dokument apo vendim zyrtar të identifikuar në pyetjet tuaja, por paraqiten si konkluzione të nxjerra paraprakisht nga vetë parashtruesi i pyetjeve. Autoriteti Kontraktues nuk mund të përgjigjet ndaj motiveve, qëllimeve apo skenarëve hipotetikë të atribuuar nga palë të treta. Gjithashtu, nuk mund të komentojë pretendime të cilat nuk bazohen në prova konkrete, por në interpretime subjektive të dokumentacionit të tenderit. Për rrjedhojë, Autoriteti Kontraktues nuk sheh bazë për t’iu përgjigjur individualisht secilës pyetje që është ndërtuar mbi premisën se ekziston favorizim, eliminim i konkurrencës apo qëllim i caktuar për përfitimin e operatorëve ekonomikë specifikë, pasi këto nuk janë fakte të provuara, por pretendime dhe interpretime subjektive të përfshira në vetë formulimin e pyetjeve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e zyrtarit përgjegjës të prokurimit të Komunës së Mitrovicës, Kushtim Mehaj, i cili edhe pse ka kthyer përgjigje të gjatë, nuk është përgjigjur pse janë caktuar kriteret specifike për të cilat ka denoncime se janë vendosur për ta favorizuar një grup operatorësh.

Veriu.info muajin e kaluar kishte raportuar se Komuna e Mitrovicës kishte shpallur fitues grupin e operatorëve Dios Bes dhe Eurokos Holding për tenderin tjetër 3 milionësh për asfaltimin e rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc e Vllahi, edhe pse anëtari profesional i Komisionit Vlerësues, Rexhep Hajdari kishte deklaruar se këto kompani nuk i plotësonin kriteret dhe kishte kërkuar të eliminoheshin

Në lidhje me këtë tenderë Veriu.info kishte raportuar për konflikt të mundshëm interesi, pasi që gruaja e Vedat Poterqoit – anëtarit të Panelit për shqyrtimin e ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i cili kishte aprovuar ankesën e fituesve të tenderit, është vajza e axhës së Ylber Shamollit – pronarit të Eurokos Holding.

Ndërsa, pronar i kompanisë Dio Bes Sh.P.K. është Xhelal Shabani, vëllai i pronarit të Bageri Company, Bujar Shabanit, te i cili kishte punuar ish ministri i Infrastrukturës nga VV, Hysen Durmishi.

Dritë-hijet e Shabanit dhe Durmishit në tenderin 3 milionësh në Mitrovicë, anëtari i Komisionit kundërshtoi fituesin (Dokument)

Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

Tags: Dio Bes Sh.P.K.Eurokos Holding Sh.P.K.KritereManipulimTender

JU REKOMANDOJMË

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”

Presidentja në takim me përfaqësueset e strehimoreve, theksoi “gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm”
14/10/2026 - 18:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke...

Më shumëDetails

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore
14/10/2026 - 18:12

Vendimin e plotë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit iu caktua një muaj paraburgim ish-deputetit Gani Geci nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, është...

Më shumëDetails

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)
14/10/2026 - 18:00

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen gjetje...

Më shumëDetails

AGK mirëpret paraburgimin 30-ditor për Gani Gecin pas kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

“Hiqe postimin, ose kena me u vra”: Ja çka thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Gani Gecit
14/10/2026 - 17:52

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Gani Gecin, i arrestuar nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë në Kosovë, pagesat arrinin deri në 4 mijë euro për person

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
14/10/2026 - 17:46

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë (7) personave, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar”...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime
14/10/2026 - 17:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama, në postimin e tij ka shkruar se, është ‘’problem serioz’’ kur një deputet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë