Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe, gjiganti teknologjik kërkon shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor

27/11/2023 - 10:56
në Kryesore, Lajme, Ndryshe
A A
Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe, gjiganti teknologjik kërkon shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka konfirmuar padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Neshad Asllani dhe Haki Derivishi të cilët kanë qenë edhe iniciuesit e kësaj padie.

“Pas konfirmimit të padisë ndaj gjigantit teknologjik Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe, Dr. Neshad Asllani dhe Haki Dervishi kanë pranuar kërkesën zyrtare nga Google LLC për të dhënë pëlqimin për shtyrjen edhe për 15 ditë, të afatit të caktuar nga gjykata e lartë në Kaliforni. Në arsyetim ceket se, Google i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur dhe për të ofruar përgjigje në padinë për diskriminim të Gjuhës Shqipe”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim ësht bërë e ditur se me sugjerim të avokatëve dhe këshilltarëve në SHBA, Asllani dhe Dervishi kanë aprovuar kërkesën e bërë nga Google dhe janë pajtuar për shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor 2023.

“Sipas avokatëve, kërkesa nga Google dhe dakordimi për shtyrjen e afatit përafron edhe më shumë palët dhe krijon mundësi për dakordim final për këtë çështje të rëndësishme për të dy palët. Kjo marrëveshje e nënshkruar nga paditësit dhe i pandehuri Google për shtyrjen e afatit deri më 18 Dhjetor 2023, është dërguar në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se padia është ngritur sepse diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Për padinë e bërë ndaj Google për diskriminim të gjuhës shqipe janë informuar edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës në SHBA.

“Investimi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dr. Asllanit dhe Dervishit do të krijojë mundësi dhe përfitime marramendëse financiare për portalet, kanalet televizive, gazetarët, blogerët, këngëtarët, agjensionet e marketingut dhe institucionet e tjera. Do të shtohen edhe të hyrat për të gjitha kompanitë të cilat do të reklamojnë në Google shërbimet dhe produktet e tyre. Këto do të ndikojnë në shtimin e punësimit, investimeve të huaja, dhe të hyrave nga taksat në fitim dhe qarkullim të mundësuar nga Google”, thuhet në njoftim.

Bisedime shtesë të Asllanit dhe Dervishit me avokatët dhe zyrtarët e Google do të zhvillohen gjatë muajit Dhjetor, 2023.

“Komunikimi është tejet miqësor, pritjet për zgjedhje të pranueshme për të dy palët janë reale. Në këtë moment tejet të rëndësishëm të integrimit dhe mbështetjes së gjuhës shqipe nga Google, janë të mirëseardhur të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit për të kontribuar për këtë çështje me rëndësi ekonomike, financiare dhe kombëtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Rama sërish “kapet” me VV-në: A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?

Rama sërish “kapet” me VV-në: A ka ofendim më të madh për këtë popull sesa për luftën e UÇK-së, të flas çifti i Dejona Mihajlit?
17/06/2026 - 21:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një postim të gjatë në Facebook, lidhur me Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, me të cilën...

Më shumëDetails

Dosja e Pafytyrë | Gabimi në Instagram që rrezoi mbretin e arratisë pas dy dekadash

Dosja e Pafytyrë | Gabimi në Instagram që rrezoi mbretin e arratisë pas dy dekadash
17/06/2026 - 21:22

Në vitin 2002, një i burgosur u arratis nga Burgu i Dubravës dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Për 24 vjet me radhë, ai sfidoi policinë, drejtësinë dhe...

Më shumëDetails

Kompromis për presidentin apo sërish zgjedhje? Matoshi: Albin Kurti nuk ndërron qasjen, çdo ndryshim nënkupton fillimin e rënies së tij

Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën” – Matoshi: Ai e di çfarë mesazhi ka marrë nga CIA dhe Ambasada Amerikane
17/06/2026 - 21:09

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit ka përfunduar dhe tani pas ankesave, pritet certifikimi i rezultateve. Derisa partitë po qëndrojnë në heshtje dhe po presin certifikimin...

Më shumëDetails

Rritja enorme e Ilir Kërqelit, nga 19 mijë në 53 mijë vota

Rritja enorme e Ilir Kërqelit, nga 19 mijë në 53 mijë vota
17/06/2026 - 20:51

Sot, në ditën e dhjetë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për...

Më shumëDetails

Mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV e feston rezultatin: Fitore madhështore dhe bindëse

Mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV e feston rezultatin: Fitore madhështore dhe bindëse
17/06/2026 - 20:43

Lëvizja Vetëvendosje ka një rezultat shumë më të dobët në zgjedhjet e 7 qershorit, duke marrë mbi 100 mijë vota më pak sesa në dhjetor. Megjithatë, po festojnë...

Më shumëDetails

Këta do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
17/06/2026 - 20:25

Numërimi i votave nga zgjedhjet e 7 qershorit ka përfunduar. Sipas rezultateve të KQZ’së, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44 %, LDK 16.69% dhe AAK 6.74%, shkruan Reporteri.net....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    691 Shpërndaje
    Shpërndaje 276 Tweet 173
  • Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë