Postimi në Facebook i Albin Kurtit është vërshuar me komente të qytetarëve, të cilët e kritikojnë Kryeministrin e Kosovës për mosrealizim të projekteve të ndryshme, pasi ai publikoi një raport në të cilin ishin përmbledhur “të arriturat kryesore të Qeverisë Kurti 2″.
Njëri nga komentuesit thotë se s’ka stabilitet ekonomik e as energjetik, vende të reja të punës dhe se ka krizë energjetike.
Një tjetër shkruan se “shëndetësia zero, arsimi zero, infrastruktura mjerim kultura sporti mjerim ku zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses turp”. “Ti do mbetesh një dështak një mashtrues”.
Një tjetër i thotë “6 vite dështim!”.
Dikush tjetër, me ironi, e falënderon për të arriturat, por thotë se rryma prapë po ndalet dhe e pyet se a është e arritur kjo. “Faleminderit për të arriturat Kryeministër, po rryma prapë po ndalet, a është e arritur edhe kjo?
Një tjetër ironizon me të arriturat e Qeverisë së Kurtit:“1. Vadja e lupqit, 2. Ura e Saradranit, 3. Ura në Mitrovicë, qeto projekte i ki për krejt këto vite”.
Qytetari tjetër shkruan se premtime janë dhënë shumë, por realizime 0.5 për qind. “Veç premtime ke dhënë shumë realizime 0.5%”.
“Mega premtime Zero realizime”, shkruan një komentues tjetër.
Tjetri i thotë se “pritjet i kom pas shumë të mëdhaja, veç sen s’ke bo shumë përçamje ke shti ne popull”.
Një qytetar tjetër i tha se “do mbetesh në histori si kryeministri më mashtrues, gënjeshtar, përçarës i shqiptarisë”.














