Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

13/09/2024 - 10:53
në Lajme
A A
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të 9 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Po ashtu, trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën në lidhje me dëshmitarin e 10-të, pa paragjykuar të drejtën e Prokurorisë për të paraqitur kërkesë për ta thirrur dëshmitarin të dëshmojë në sallën e gjyqit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Veç kësaj, më 5 shtator, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të lejuar pranimin në prova të disa pjesëve të dëshmisë me shkrim të një dëshmitari dhe për ta lejuar atë të dëshmojë nëpërmjet videokonferencës.

“Trupi Gjykues theksoi se mbrojtja nuk kundërshtoi kërkesën dhe konstatoi se dhënia e dëshmisë nëpërmjet videokonferencës është më e favorshme për mirëqenien e dëshmitarit dhe ndihmon në kryerjen e shpejtë të procesit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Të njëjtën ditë, trupi gjykues ka miratuar një kërkesë të Prokurorisë që dhe dy dëshmitarë të tjerë të japin dëshmi nëpërmjet videokonferencës, meqë kjo është më e favorshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Trupi gjykues u bind se dhënia e dëshmisë prej tyre nëpërmjet videokonferencës nuk do t’u shkaktojë dëm të akuzuarve dhe është në përputhje me mbrojtjen e efektshme të të drejtave të tyre.

Seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për të hënën, 16 shtator, duke filluar në orën 9:00 paradite.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

JU REKOMANDOJMË

Fitorja e Listës Studentore në Serbi, vjen deklarimi i kryeministrit Kurti

Fitorja e Listës Studentore në Serbi, vjen deklarimi i kryeministrit Kurti
11/11/2026 - 12:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur një kusht të qartë për qeverinë e ardhshme të Serbisë: njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Radio France...

Më shumëDetails

Deputeti i VV-së i ashpër pasi u pyet pse mungoi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt: “Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje”

Deputeti i VV-së i ashpër pasi u pyet pse mungoi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt: “Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje”
11/11/2026 - 11:43

Mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt u shty pasi nuk kishte kuorum ku munguan 6 deputetë. Në mesin e atyre që munguan ishte edhe deputeti...

Më shumëDetails

“Po e fsheh të vërtetën” – Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit për deklaratat e tij në Paris

“Po e fsheh të vërtetën” – Avdullah Hoti i reagon Albin Kurtit për deklaratat e tij në Paris
11/11/2026 - 11:31

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili të martën, gjatë një diskutimi në Paris, tha se...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan hap poshtërues tërheqjen e Ligjit për Specialen nga PDK

Haradinaj e quan hap poshtërues tërheqjen e Ligjit për Specialen nga PDK
11/11/2026 - 10:46

Ish deputeti Daut Haradinaj ka folur për tërheqjen e Ligjit për Specialen nga PDK, duke e quajtur këtë si hap poshtërues për të gjithë ata që protestuan në...

Më shumëDetails

Seanca ndaj Jeton Sylajt mbahet nesër, Gjykata merr një vendim para saj

Seanca ndaj Jeton Sylajt mbahet nesër, Gjykata merr një vendim para saj
11/11/2026 - 10:29

Dje Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendim që seanca ndaj Jeton Sylajt që mbahet nesër të jetë e mbyllur për publikun. Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar...

Më shumëDetails

Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, kjo është arsyeja

Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, kjo është arsyeja
11/11/2026 - 10:13

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kryetari i këtij komisioni, Burim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë