Ish deputeti Daut Haradinaj ka folur për tërheqjen e Ligjit për Specialen nga PDK, duke e quajtur këtë si hap poshtërues për të gjithë ata që protestuan në shesh për miratimin e tij.
“Adrenalina dhe energjia dhe frustrimi qytetar ka qenë ekstremisht i madh. Është bë miratimi i Ligjit dhe mendoj që ka qenë një hap tepër i mirë dhe i saktë çka ka ndodhë. Ka qenë një hap poshtërues për ne që kemi qenë në shesh tërheqja e atij Ligji. Nga udhëheqja e PDK-së”, tha Haradinaj në Debat Plus.
Megjithatë, ai thotë se PDK do ta ketë përkrahjen e AAK-së në hapat e radhës lidhur me Ligjin.
Ligji për Gjykatën Speciale, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, do të kthehet në Kuvend për të tretën herë më së largu deri të hënën e javës së ardhshme.














