Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmime të fryera në tender: Drejtoria e udhëhequr nga Fahri Shabani furnizohet me “Domestos” për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market (Foto/Dokument)

05/11/2024 - 18:48
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Çmime të fryera në tender: Drejtoria e udhëhequr nga Fahri Shabani furnizohet me “Domestos” për QKMF me çmim 146% deri 175,9 % më të lartë se sa çmimi në market (Foto/Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëhiqet nga drejtori Fahri Shabani tashmë njihet për shumë skandale të bëra nga drejtori me ekipin e zyrtarëve që e udhëheqin, përfshirë skandalin e marrëveshjes me laboratorin “Avicena”, pagesa të kundërligjshme si avans ndaj kompanive për ndërtimin e QMF-ve, lënie pas dore me vite të veturave zyrtare në parkingje private në qytete jashtë Mitrovicës, blerje të sapunëve për nevojat e institucioneve komunale shëndetësore me çmim 300% më të shtrenjtë se në markete dhe jo vetëm.

Pas rasportimit nga lexuesit e Veriu.info se ka keqpërdorime e abuzime me çmime në tenderët dhe kontratat e lidhura për nevojat e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës, duke shfrytëzuar të drejtat që i jep Ligji për Qasje në Dokumente Publike, Veriu.info ka kërkuar qasje në kontratat e lidhura për nevojat e Drejtorisë së Shëndetësisë për të hulumtuar se a janë vetëm dyshime apo informacione të sakta.

Gjatë analizimit të çmimeve të produkteve në Kontratën Publike Kornizë për “Furnizim me material Higjieniko-Sanitar për Institucionet Shëndetësore dhe Institucionet tjera Komunale, te përshkrimi i artikullit të 50-të kemi hasur në një çmim të dyshimtë.

Artikulli i 50-të “Domestos ose Ekuivalent”, ku fituesi i tenderit kompania “KIGA” Sh.P.K. ka ofertuar dhe nënshkruar kontratën për furnizim me këtë artikulli me çmim prej 3.5 euro për copë.

Veriu.info ka hulumtuar tregun për këtë produkt, kun ë dy super markete (ETC dhe INTEREX) në Mitrovicë sot ky produkt (1l) shitej me çmim prej 1.99 euro deri në 2.39.

Foto: ETC në Mitrovicë, 05.11.2024

Me qëllim që ta përdorim si mostër faktike, kemi blerë 1 litër Domestos në INTEREX, ku shihet edhe çmimi, ora dhe data në faturë.

Nga një kalkulim i thjeshtë matermatikor, del së Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëheqet nga Fahri Shabani, e blenë këtë produkt për nevojat e institucioneve shëndetësore me çmim prej 146,4 % deri 175,9 % më shtrenjtë.

Për fund duam të shtrojmë një pyetje për lexuesit: A ju ka ndodhur ndonjëherë të bleni Domestos me çmim prej 3.5 euro?

(Kjo kontratë përmbanë një listë prej 129 produktesh dhe ne do të vazhdojmë t’i analizojmë edhe çmimet tjera të tyre.)

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!

Përparim Rama kujton Zahir Pajazitin: Heronjtë kanë vetëm ditëlindje!
01/11/2026 - 17:44

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot në Orllan ka marrë pjesë në nderimin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti.Me këtë rast, Rama ka kujtuar figurën dhe...

Më shumëDetails

Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin
01/11/2026 - 17:20

Detaje të rënda janë zbuluar lidhur me tragjedinë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij rreth...

Më shumëDetails

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë
01/11/2026 - 17:18

Ka nisur mbledhja e protestuesve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e pestë të protestave të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestat po mbahen në...

Më shumëDetails

Nafta shtrenjtohet mbi 2%, arrin nivelin më të lartë në 6 muaj

Berjani tregon çmimet e derivateve sot në Kosovë, thotë se janë më të lirat në regjion
01/11/2026 - 16:54

Çmimet e naftës u rritën mbi 2% në këtë fundjavë, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme.Sipas raportimeve ndërkombëtare, kontratat e naftës brent për dhjetor e mbyllën...

Më shumëDetails

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi

Bie në pranga njeriu i besuar i Vuçiqit, shefi i Policisë Kriminale në Serbi
01/11/2026 - 16:43

Marko Kriçak, shefi i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, është arrestuar të dielën në Beograd, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në pranga ka përfunduar edhe...

Më shumëDetails

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit

Ushqimi me toksinë kancerogjene: AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër të kompanisë së Zijah Idrizit
01/11/2026 - 16:26

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i ka refuzuar importin për në Kosovë të mbi 25 tonëve misër, por i ka ndaluar edhe shitjen e ushqimit për viça për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë