Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës

29/12/2024 - 13:08
në Kryesore, Lajme
A A
Si e ndryshuan botën zgjedhjet e 2024-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Votimi i më shumë se gjysmës së popullsisë së botës në zgjedhjet e vitit 2024 ka lënë shumë demokraci liberale përballë krizave të besimit, fragmentimit politik dhe polarizimit të shtuar, teksa disa analistë i frikohen erës së re në velat e autoritarizmit.

Ngjarja kryesore e vitit të madh zgjedhor qenë presidencialet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara, të vetëquajturin “qytet i ndritshëm mbi kodër” i demokracisë, ku Donald Trump doli fitimtar.

Shumë analiza pas zgjedhjeve u fokusuan në faktorët ekonomikë për refuzimin e figurave në pushtet të Partisë Demokratike nga ana e publikut.

Kërcënimet e vazhdueshme të Trumpit për minimin e sundimit të ligjit nuk duket se dekurajuan aq votuesit.

Republikani është zotuar se do ta vërë nën kontroll një sistem drejtësie që e kishte shënjuar atë me disa hetime dhe gjykime, se do t’i ndëshkojë mediat armiqësore, dhe se do të emërojë shërbyes civilë mbi bazën e besnikërisë së tyre ideologjike.

Nëse Trump i bën të gjitha ato që ka premtuar, “Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë sulmin më të ashpër ndaj ndarjes së pushteteve dhe lirive qytetare në historinë e saj paqësore”, shkroi profesori i shkencave politike, Larry Diamond, në revistën amerikane Foreign Affairs.

Polarizim dhe fragmentim

“Ndodhemi në një moment të rrezikshëm, jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të tjera”, tha Max Bergmann nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), në një prononcim për AFP-në.

Gjatë dy dekadave të fundit, modeli perëndimor i demokracisë, i instaluar që nga viti 1945 dhe i përforcuar pas rënies së bllokut sovjetik pas vitit 1989, ka qenë në rrezik.

Organizata me bazë në SHBA, Freedom House, ka vënë në pah dhunën e shtuar dhe manipulimet e dyshuara apo të konfirmuara në shumë zgjedhje të mbajtura nëpër botë.

Gjetiu, në disa të ashtuquajtura sisteme “hibride”, udhëheqësit e fuqishëm në pushtet ruajtën postet e tyre, por u përballën me kundërshtime të reja, të vendosura e të organizuara.

Narendra Modi i Indisë dhe Recep Tayyip Erdogan i Turqisë pësuan humbje në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht komunale.

Edhe në sisteme më konkurruese demokratike, si në Evropë, “ne po shohim politikë gjithnjë e më të polarizuar e më të fragmentuar”, tha Bergmann.

Aleanca qeverisëse e Gjermanisë, ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, u prish në nëntor, teksa ka pak qartësi se si do të duket një qeveri e re pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Dhe, në Holandën fqinje, një koalicion i brishtë katërpalësh po përballet me luftë të brendshme, teksa po përpiqet të mos fundoset, pas rënies së qeverisë së mëparshme më 2023.

Franca, ku prej dekadash në pushtet qëndrojnë herë partitë monolite të majta, herë ato të djathta, ka përjetuar lëkundje të skenës politike, që kur centristi Emmanuel Macron erdhi në pushtet si president më 2017.

Zgjedhjet e parakohshme të befasishme që ai shpalli në verë prodhuan një Parlament pothuajse të ndarë baras ndërmjet tri blloqeve – të majtës, qendrës së djathtë dhe ekstremit të djathtë.

Përderisa palët nuk pajtohen pothuajse për asnjë temë, përpjekjet për reforma janë paralizuar.

Kriza u thellua edhe më shumë, kur në dhjetor Parlamenti francez rrëzoi Qeverinë e Michel Barnierit, në vend të të cilit u emërua François Bayrou.

“Ndalja e ndryshimeve”

Gjendja e paqëndrueshme e demokracive perëndimore mund të shpjegohet nga “një krizë besimi në partitë politike dhe mediat, e paprecedent që nga viti 1945”, ka thënë Bertrand Badie, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin francez Sciences Po.

Votuesit reaguan ndaj “një oferte të varfër të politikës”, ka shtuar ai.

“Çfarë ofruan Macron në Francë apo Kamala Harris në SHBA përtej premtimit për të parandaluar marrjen e pushtetit nga rivalët e tyre, Trump apo e djathta ekstreme, e udhëhequr nga Marine Le Pen? Kjo krijon një problem të madh me legjitimitetin”, ka vlerësuar Badie.

Refuzimi i partive tradicionale dhe i udhëheqësve në pushtet ka kontribuar në rritjen e partive populiste dhe atyre të ekstremit të djathtë.

Ato shënuan suksese të mëdha në zgjedhjet evropiane të qershorit, siç demonstruan zgjedhjet në Gjermani, Francë, Holandë, si dhe në Itali e në Hungari para vitit 2024.

Shumë votues po votojnë për politikanë që premtojnë masat më të ashpra ndaj çështjeve që përfshijnë imigracionin dhe inflacionin.

Edhe personaliteti është element kyç, teksa Viktor Orban i Hungarisë dhe Trump kanë arritur të paraqesin autoritet të paepur.

“Bota dhe shoqëritë po kalojnë nëpër një transformim të madh. Globalizimi liberal nuk ka sjellë përgjigje për miliona njerëz, të brengosur për ndryshime nganjëherë radikale në mënyrën se si ne jetojmë pranë tjerëve, udhëtojmë apo prodhojmë”, ka thënë Gilles Gressani, shef i revistës gjeopolitike franceze Le Grand Continent.

“Si pasojë, ka një kërkesë gjithnjë e më të madhe për t’i ndalur ndryshimet – dhe, për shkak se kjo duket gjithnjë e më e pagjasë, një dëshirë për t’u tërhequr” nga çështjet përtej kufijve shtetërorë, ka shtuar ai. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës
11/10/2026 - 23:22

Ramiz Arifi dyshohet se ka vrarë sot në rrethana misterioze djalin e tij, Bajramin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit, pasditen e sotme. I dyshuari pas...

Më shumëDetails

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)
11/10/2026 - 23:08

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit mbrëmjen e së dielës ka tronditur këtë komunë, e ndodhur vetëm pak ditë para vrasjes së dyfishtë. Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë...

Më shumëDetails

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin

“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin
11/10/2026 - 22:40

Presidenti ukrainas kishte të drejtë kur e quajti atë një “dhuratë” për udhëheqësin rus, por kjo marrëveshje është gjithashtu thellësisht e keqe. Të premten, Donald Trump njoftoi se...

Më shumëDetails

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Vrasjet në Gjilan, Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri
11/10/2026 - 22:12

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas vrasjes së dyshuar të një personi të moshës rreth 29-vjeçare dielën mbrëma në fshatin Pogragjë, duke njoftuar se të hënën...

Më shumëDetails

Babai dyshohet se vrau djalin e tij sonte në Gjilan

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
11/10/2026 - 21:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka mbetur i vrarë, ndërsa dyshimet e para janë se autor i...

Më shumëDetails

Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar
11/10/2026 - 21:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i vrarë në Pogragjë të Gjilanit. Burime të Veriu.info bëjnë të ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga dhoma e gjumit, Drenusha Latifi ‘ndez’ rrjetin, provokon me format në të zeza!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë