Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)

10/05/2025 - 15:41
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të serisë së shkrimve për skandalin e importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë nga vendet e rajonit dhe BE, Veriu.info ka gjetur se në mesin e kompanive që vepruan kundërshligjshëm në këtë industri të ndjeshme për shëndetin e konsumatorëve është edhe kompania “Bini 2024” Sh.P.K. me ponar Albin Ferati.

Si pasojë e mos zbatimit për rregullativës ligjore për trajtimin e kafshëve të importuara për therje në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kompanisë “Bini 2024” Sh.P.K. i ka pezulluar licencën më datë 28 mars 2025, vendim të cilin e ka nënshkruar drejtori ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha.

Veriu.info ka siguruar vendimin, në arsyetimin e të cilit thuhet se “Bini 2024” Sh.P.K. me pronar Albin Ferati gjatë muajve janar dhe shkurt 2025 ka importuar 11 dërgesa me kafshë të gjalla për therje në total prej 499 krerë, ku në bazë të vendimeve kafshët e importuara për therje është dashur që t’i dërgoj në thertore dhe të therren Brenda afatit kohor prej 72 orësh.

“Bini 2024” Sh.P.K. kishte lidhur kontrata me thertoren “Geberland”, por që inspektorët e AUV-it kanë konstatuar gjatë inspektimit se në këtë thertore nuk janë therur asnjë prej krerëve të importuara, por që as në stallën e pronarit nuk është hasur asnjë kafshë e importuar, thuhet në vendimin e AUV të siguruar nga Veriu.info.

Arsyetimit i vendimit të AUV për pezullimin e lejes së importit për “Bini 2024” Sh.P.K. vazhdon duke treguar se subjekti afarist ka ofruar disa fatura të shitjes së kafshëve, ku personat blerës janë persona fizik pa ndonjë të dhënë të personit.

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

Kjo është në kundërshtim të plotë me komplet legjislacionin në fuqi që rregullon çështjen e importit të kafshëve të gjalla për therje, pasi që edhe në vendim specifikohet se ato duhet të dërgohen drejtpërdrejti në thertore dhe të theren Brenda 72 orësh.

Përkundër vendimit të nxjerrë nga drejtori ekzekutiv, Bekim Hoxha për pezullimin e lejes së importit për kafshëve e gjalla të importuara nga “Bini 2024” Sh.P.K., Komisioni i Ankesave i AUV-it i ka miratuar ankesën operatorit ekonomik, duke rekomanduar kthimin e saj në regjistrin e sistemit FCMS dhe TRACES, që nënkupton kthimin e lejes së importit./Veriu.info

Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

Ekskluzive: Kjo është lista e 28 kompanive që AUV ua pezulloi lejet e importit të kafshëve, 18 prej tyre ua rikthei lejet

 

JU REKOMANDOJMË

Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit

Policia e Kosovës arreston Valon Llukën, ish-drejtor i Mabetex Holding të Behgjet Pacollit
07/10/2026 - 16:45

Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, sipas informacioneve fillestare. Kështu ka raportuar portali Arbresh.info që është i afërt me familjen Pacolli. Ndryshe, Valon...

Më shumëDetails

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit

Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit
07/10/2026 - 16:25

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e...

Më shumëDetails

Gërvalla pas zgjedhjes së Presidentes: Na presin katër vjet punë për reforma të thella në drejtësi

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
07/10/2026 - 16:18

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Gërvalla-Schwarz e ka cilësuar zgjedhjen e...

Më shumëDetails

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
07/10/2026 - 16:06

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur përgjegjësinë e vet me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Sipas...

Më shumëDetails

Cakolli argumenton pse nuk u shkel Kushtetuta mbrëmë kur votimi për President kaloi mesnatën

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
07/10/2026 - 16:00

Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar lidhur me prorcedurën e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, e cila kishte nisur në minutat e fundit të 6 tetorit...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula mbërrin në ceremoninë e inaugurimit

Shiroka-Pula mbërrin në ceremoninë e inaugurimit
07/10/2026 - 15:47

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka mbërritur në ceremoninë e inaugurimit. Ajo është shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila deri pak ditë më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1064 Shpërndaje
    Shpërndaje 426 Tweet 266
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë