Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime

03/07/2025 - 20:50
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Mbyllet laboratori i “Euromed Group”, pronari Leart Jakupit jep sqarime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Artikull i përditësuar 05.07.2025)Në bazë të deklarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Veriu.info kishte raportuar me 3 korrik për mbylljen e poliklinikës “Euromed Group” Sh.P.K. për shkak të operimit pa licencë.

Mirëpo, në një deklarim të, Leart Jakupi, pronar i “Euromed” për Veriu.info, ai e ka mohuar kategorikisht mbylljen e poliklinikës së tij, duke thënë se eështë mbyllur vetëm laboratori, për të cilën mbyllje thotë se kishte bërë kërkesë para disa muajsh.

Jakupi ka ofruar edhe procesverbalin e inspektimit të Inspektorëve Shëndetësor, ku shihet se inspektimi është kryer për funksionim të laboratorit pa licencë, ku në fund të tij shkruan se është bërë vetëm mbyllja e përkohëshme e veprimtarisë së laboratorit.

Leart Jakupi thotë se në përputhje me aktet ligjore në fuqi, ka lidhur marrëveshje me spitalin “SIADO” për të shfrytëzuar laboratorin e tij për analiza, për çka edhe ka ofruar dokumentin e nënshkruar dhe aprovuar nga Bordi për Licencim të Institucioneve të Kujdesit Privat Shëndetësor.

Reagim i “EUROMED”:

—-

Javën e kaluar inspektorati shëndetësor ka mbyllur 8 institucione shëndetësore private të cilat po operonin pa licencë.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në një njoftim kishte thënë se inspektorati shëndetësor po përkujdeset të garantoj respektim të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Veriu.info ka kërkuar qasje në dokumente publike në Ministrisë e Shëndetësisë në vendimet për mbylljen e këtyre institucioneve shëndetësore private, por që në një përgjigja nga ministria kemi pranuar vetëm listën me emrat e institucioneve që janë mbyllur, pasi që janë arsyetur se vendimet dhe raportet e inspektimeve janë në fazën e përgatitjes nga inspektorët e rastit.

Në përgjigjen e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info, shihet se në mesin e institucioneve që janë mbyllur është edhe poliklinika “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi.

Data e inspektimit në këtë klinikë nga inspektorati shëndetësor është 24.06.2025, me ç’rast është marrë vendim për mbylljen e saj.

Foto: Leart Jakupi - pronar i EUROMED
Foto: Leart Jakupi – pronar i EUROMED

JU REKOMANDOJMË

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet
05/03/2026 - 21:56

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar pse nuk morën pjesë në seancën për amendamentet kushtetuese. Ai tha se AAK gjithmonë ka besuar në një...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu i drejtohet Albin Kurtit: Prej kujt po tutni që po mbani seanca natën

Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë
05/03/2026 - 21:44

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila jo rrallëherë hyn në diskutime me kryeministrin Albin Kurti, i kërkoi atij një përgjigje konkrete nëse “po tuten prej dikujna që...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit

Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit
05/03/2026 - 21:36

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani “Në seancë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet’, tha Haxhiu. Për...

Më shumëDetails

Bajrami – VV-së: Me sjelljen e këtyre amendamenteve po e dërgoni vendin në zgjedhje

Bajrami: Punësimi po lulëzon, por në Gjermani
05/03/2026 - 21:32

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kjo seancë është thirr për të bërë shpërqendrim të vëmendje. Sipas saj, kjo seancë është thirrur nga ata që para...

Më shumëDetails

Abdixhiku: LDK mbështet amandamentet, presidenti duhet të zgjidhet nga populli

Abdixhiku: Kurti bëri atë që kishim paralajmëruar, pranoi atë që quajti Zajednicë
05/03/2026 - 21:11

Ka nisur me vonesë seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e propozim-amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Seanca ka filluar rreth...

Më shumëDetails

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!

Hamza kritikon ashpër: Qysh ndërrim i Kushtetutës me seancë që thirret në 7:45 dhe deputetët ju vinë në 8:30!
05/03/2026 - 21:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e quajti "të papërgjegjshme" mënyrën se si Vetëvendosja dëshiron ndryshimin e Kushtetutës brenda natës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel

    Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë