Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Gjykata vendos arrest shtëpiak ndaj të pandehurve Xheladin Pozhegu dhe Albert Margegaj

22/07/2025 - 21:55
në Lajme
A A
Prokuroria jep detaje se për çka i do në burg biznesmenët Pozhegu e Margegaj, “Dërrasa u thye, punëtorët ranë nga 9 metra lartësi, nuk kishin helmeta e as litar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve Xh. P. dhe A. M., shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bëhet fjalë për biznesmenin Xheladin Pozhegu dhe punëkryesin Albert Margegaj.

Sipas kërkesës, “më 21 korrik 2025, në një vendpunishte në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse dhe moszbatimit të rregullave për siguri në punë, kanë humbur jetën dy punëtorë, H. J. dhe D. B., pasi ranë nga kati i tretë i objektit në ndërtim. Për këtë ngjarje, të dyshuar janë Xh. P., si person përgjegjës i “NTSH Sh….” Sh.P.K, dhe A. M., si person përgjegjës i “M. G.” Sh.P.K, të cilët në cilësinë e investitorit dhe punëkryesit nuk kanë siguruar pajisjet mbrojtëse dhe nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.

“Në këtë procedurë Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve por gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të siguruar praninë e dy personave të pandehur, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurojë zbatimin e suksesshëm të procedurës penale. Të pandehurit do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 21 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2025”, njofton gjykata.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit

Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon pezullimin e afatit për zgjedhjen e presidentit
05/03/2026 - 23:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Postimi i Albulena...

Më shumëDetails

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale

Hoti: Veprimet e Osmanit, manipulim politik për interesa personale
05/03/2026 - 23:29

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti përpjekjen e presidentes Vjosa Osmani për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit si “dëshpëruese dhe komike”, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres
05/03/2026 - 23:14

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë. “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që...

Më shumëDetails

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë

Seanca për Presidentin, kutia e votimit vendoset në sallë
05/03/2026 - 23:02

Kutia e votimit tashmë është dërguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet të zhvillohet procedura e votimit për zgjedhjen e Presidentit. Të nominuar për këtë post...

Më shumëDetails

A ka vend në LDK, Vjosa Osmani?- tregon Abdixhiku

Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje
05/03/2026 - 22:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,ka thënë se asnjë herë nuk kanë pasur qëndrim refuzues ndaj Vjosa Osmanit. Abdixhiku është pyetur nga gazetarët se nëse...

Më shumëDetails

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës

Seanca për zgjedhjen e Presidentit, Fatmire Kollqaku e VV’së kundërkandidate e Glauk Konjufcës
05/03/2026 - 22:45

Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

    Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • “Trepça” i jep tender Institutit serb që u dekorua nga Vuçiqi

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë