Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vdekja e dy punëtorëvë në Gjakovë: Gjobat e vjetra si alibi për vdekjet e reja – si tentoi Inspektorati i Punës të shpëtojë nga përgjegjësia (Dokument)

01/08/2025 - 17:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Albert Margegaj (punëkryerësi) dhe Xheladin Pozhegu (investitori)

Foto: Albert Margegaj (punëkryerësi) dhe Xheladin Pozhegu (investitori)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 21 korrik dy punëtorë të ndërtimtarisë Hazir Jakupaj dhe Daut Bajraktari, kanë humbur jetën pasi ranë nga një objekt në ndërtim në Gjakovë.  Xheladin Pozhegu në cilësinë e investitorit e Albert Margegaj në cilësinë e punëkryerësit, dyshohet nuk kanë ofruar siguri në vendin e punës duke mos instaluar pajisjet mbrojtëse dhe në mungesë të tyre, është shkaktuar dhe vdekja e dy viktimave.

Pas kësaj ngjarje tragjike drejtori i Inspektoratit të Punës, Rizah Plakolli kishte lëshuar një komunikatë ku thoshte se subjekti ku ndodhi aksidenti ka qenë më herët dy herë i gjobitur nga Inspektorati i Punës për shkelje të përsëritura në këtë fushë. Fjala ishte për kompaninë “Mai Group” më pronar Albert Margegaj.

Mirëpo, kjo faktikisht është një kamuflazh që ka bërë Inspektorati i Punës me të dhëna që nuk lidhen aspak me vendpunishten ku kanë humbur jetën punëtorët e as me vitin 2025, në të cilën investitor është kompania N.T.Sh. “Shefqet” Sh.P.K. me pronar Xheladin Pozhegu.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, Veriu.info ka siguruar nga Inspektorati i Punës raportet e inspektimit dhe gjobat ndaj “Mai Group”, të cilave u referohet drejtori i Inspektoratit të Punës në reagim.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Veriu.info, më 6 shkurt 2024 Inspektorati i Punës ka realizuar inspektimin e rregullt në kompaninë “Mai Group” Sh.P.K. ku ka gjetur shkelje të dispozitave të ligjit të punës për pajisjet mbrojtëse personale në vendin e punës. Ky inspektim është kryer në vendpunishten e investitorit “EuroAsphalt” Sh.P.K., e cila nuk ka të bëjë asgjë më vendpunishten e investitorit Xheladin Pozhegu ku para disa ditësh humben jetën dy punëtorë.

Më këtë rast Inspektorati i Punës ka nxjerrë vendim me të cilin e ka gjobit kompaninë “Mai Group” Sh.P.K. me gjobë simbolike prej 500 euro. Kjo gjobë ishte shqiptuar pasi që ishte konstatuar se punëtorët e “Mai Group” Sh.P.K. nuk kishin helmeta mbrojtëse.

Ndërsa, inspektorët e Punës me rastin e riinspektimit në “Mai Group” Sh.P.K. një muaj më vonë, mars 2025, janë gjetur prapë shkelje të ligjit të punës, ku kjo kompani është gjobitur prapë me gjobë simbolike prej 1200 euro, pasi që është gjetur se tetë (8) punëtorë nuk ishin të lajmëruar për kontribute pensionale, që faktikisht i bie se nuk kanë pasur kontrata te rregullta.

Pra, inspektimi i parë lidhet me kushtet e punës, por nuk ka të bëjë asgjë me vendopunishten ku ka ndodhur vdekja aksidentale e dy punëtorëve muajin e kaluar, ndërsa riinspektimi ka të bëjë me kontratat e punës të “Mai Group” Sh.P.K. dhe nuk ka të bëjë asgjë as me kushtet e punës e as me vendpunishten e investitorit N.T.Sh. “Shefqet” Sh.P.K. me pronar Xheladin Pozhegu.

Ndryshe, pas vdekjes së dy punëtorëve më 21 korrik, policia ka arrestuar investitorin Xheladin Pozhegu dhe punëkryerësin Albert Margegaj, të cilëvë me vendim të gjykatës u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak./Veriu.info/

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Gjykata vendos arrest shtëpiak ndaj të pandehurve Xheladin Pozhegu dhe Albert Margegaj

Prokuroria jep detaje se për çka i do në burg biznesmenët Pozhegu e Margegaj, “Dërrasa u thye, punëtorët ranë nga 9 metra lartësi, nuk kishin helmeta e as litar”

Ky është biznesmeni Xheladin Pozhegu, i arrestuari për rastin e vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë

Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit për vdekjen e dy punëtorëve dje: Vendi i punës s’kishte as skele, as mbrojtëse

Këta janë dy të arrestuarit për incidentin në Gjakovë ku humbën jetën tragjikisht dy punëtorë – Rasti po hetohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

Punëtori nga Skenderaj që vdiq në Gjakovë bënte çdo ditë ka 100 km për në punë

 

 

JU REKOMANDOJMË

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria

Lufta për kontrollin e drogës në Sicili- Kush janë shqiptarët që u përplasën me mafien lokale në Vittoria
21/09/2026 - 00:16

Në Vittoria, në provincën e Raguzës, vera e vitit 2026 nuk ka sjellë vetëm vapën e zakonshme siciliane. Mes korrikut dhe gushtit, qyteti është kthyer në skenën e...

Më shumëDetails

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së
20/09/2026 - 22:46

Edhe në natën e pestë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë mbledhur qindra qytetarë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Organizatori...

Më shumëDetails

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë

Vajza e Sahit Jasharit: Historia e Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron në Hagë
20/09/2026 - 22:44

Vlora Jashari, vajza e ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë. Ajo tha se historia e Kosovës është shumë më e...

Më shumëDetails

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit

Deputetë të VV’së kërkuan dorëheqjen e atyre që votuan Specialen, Sadiku: Të dorëhiqen ata që ishin kundër Rambujesë e formimit të shtetit
20/09/2026 - 22:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas zërave të disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kërkuan dorëheqjen nga politika të atyre që...

Më shumëDetails

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”

Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
20/09/2026 - 20:30

Këngëtari i njohur, Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë....

Më shumëDetails

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Nga Kosova në diasporë, nuk ndalen protestat në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
20/09/2026 - 20:14

Sonte në Prishtinë nga ora 21:00 mbahet protesta e pestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara ndërtesës së Qeverisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit

    “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Elijona ‘trazon’ rrjetin me paraqitjen e fundit, po duket kaq ‘hot’

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë