Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve

15/08/2025 - 17:28
në Lajme
A A
Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës po përballet me një krizë të thellë financiare, e cila po reflektohet drejtpërdrejt edhe në aktivitetet kulturore të kryeqytetit.

Për shkak të përmbarimeve të shumta që kanë ardhur si rezultat i rasteve të humbura në gjykata, përmbaruesit privatë po i marrin mjete buxhetore nga llogaria e komunës, duke bllokuar kështu funksionimin normal të disa drejtorive, përfshirë edhe atë të Kulturës, ka mësuar Demokracia.com.

Kjo situatë ka ndikuar që Drejtoria e Kulturës, e udhëhequr nga Sibel Halimi, të mos shpallë ende listën e fituesve të thirrjes publike për subvencione në fushën e kulturës, e cila ishte hapur më 23 mars 2025. Thirrja kishte për qëllim mbështetjen e festivaleve, muzikës, manifestimeve, kinematografisë, si dhe aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë.

Në dokumentin zyrtar të thirrjes, Komuna kishte premtuar mbështetje “me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi” për individët dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e kulturës. Por, realiteti duket larg këtyre zotimeve, në vitin e kaluar, lista e përfituesve ishte publikuar në korrik, ndërsa këtë vit, as në mesin e gushtit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Demokracia.com ka kontaktuar dy herë me Drejtorinë e Kulturës për të marrë një shpjegim mbi arsyet e vonesës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Nëse bllokada financiare vazhdon, jo vetëm që do të preket kalendari kulturor i Prishtinës, por do të dëmtohet edhe besueshmëria e Komunës ndaj sektorit kulturor, i cili tashmë funksionon me mjete të kufizuara dhe varet kryesisht nga këto subvencione.

Ka pasur akuza nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndaj Ministrisë së Financave për bllokimin e financimeve të komunës.

Në korrik 2025, Përparim Rama akuzoi ministrat Hekuran Murati dhe Elbert Çeku për bllokimin e projekteve në Prishtinë, duke thënë se Qeveria po ua bllokonte qytetarëve të Prishtinës mbi 28 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale, përfshirë rrugë, shkolla, çerdhe, biblioteka, ujësjellës dhe parqe.

Në një tjetër deklaratë, ai e cilësoi bllokadën e Qeverisë ndaj Prishtinës si “puro politike”, duke theksuar se buxheti i komunës ishte miratuar më 9 dhjetor të vitit të kaluar, por ende nuk ishte implementuar për shkak të ndërhyrjeve nga niveli qendror.

JU REKOMANDOJMË

“Budalla mëson…”, Gola për deputetët e partive tjera: Këta as prej gabimeve të veta s’po mësojnë

“Budalla mëson…”, Gola për deputetët e partive tjera: Këta as prej gabimeve të veta s’po mësojnë
12/08/2026 - 15:39

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, ka ofenduar deputetët e ish-partive opozitare, duke e ndërlidhur situatën aktuale me ta me një thënie të vjetër popullore. “U përballëm me një...

Më shumëDetails

Mërgimtarja Qorollit të VV’së: Jeni turpi i vendit- ai mundohet ta shpërqendrojë – “a po e incizoni zonjën a”

Mërgimtarja Qorollit të VV’së: Jeni turpi i vendit- ai mundohet ta shpërqendrojë – “a po e incizoni zonjën a”
12/08/2026 - 15:39

Një mërgimtare në sallën e Kuvendit e ka kritikuar Vetëvendosjen për situatën politike aktuale. ‘‘Turpi i vendit jeni. mMarrje duhet me ju ardhë çka jeni tu bë. Adresën...

Më shumëDetails

Nga “Thirreni seancën” te përplasjet fizike: Kështu u zhvillua dita e tensionuar në Kuvendin e Kosovës

Nga “Thirreni seancën” te përplasjet fizike: Kështu u zhvillua dita e tensionuar në Kuvendin e Kosovës
12/08/2026 - 15:33

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës u mblodhën sot nga ora 11:00 në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga partia më...

Më shumëDetails

Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës
12/08/2026 - 15:19

Nenad Rashkoviq, serb nga veriu i Kosovës, ka pretenduar se gjatë një kontrolli në pronën e tij, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Megjithatë,...

Më shumëDetails

Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale

Geci dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit në Prokurorinë Speciale
12/08/2026 - 15:18

Gani Geci, së bashku me avokatin Gent Gjini, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe personave të tjerë, nën pretendimin për shkelje të Kushtetutës....

Më shumëDetails

Shala: Bisedimeve me Kurtin u ka humbur kuptimi, protesta dhe rruga janë opsioni i vetëm për ta shpëtuar Republikën

Shala: Bisedimeve me Kurtin u ka humbur kuptimi, protesta dhe rruga janë opsioni i vetëm për ta shpëtuar Republikën
12/08/2026 - 14:53

Analisti Azdren Shala, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar situatën e krijuar sot në Kuvendin e Kosovës dhe veprimet e opozitës. Shala ka thënë se skenat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë