Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti kritikon VV-në: Kur ka qeverisur LDK-ja, akterët publikë e privatë janë trajtuar me maturi dhe respekt

16/08/2025 - 12:45
në Lajme
A A
Hoti kritikon VV-në: Kur ka qeverisur LDK-ja, akterët publikë e privatë janë trajtuar me maturi dhe respekt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë Kurti ndaj aktorëve të ndryshëm publikë dhe privatë.

Ai ka bërë me dije se krejt qasje tjetër ka ndjekur LDK-ja kur ka drejtuar qeverinë e vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se edhe gjatë qeverisjes së LDK-së ka pasur mospajtime me aktorë të tillë, por, sipas tij, gjithnjë është vepruar me maturi dhe respekt institucional.

“Gjatë viteve të qeverisjes të LDK-së, kemi pasur mospajtime me shumë akterë publikë e privatë, por gjithmonë kemi vepruar me maturi dhe respekt institucional. • Me RTK-në: Ka pasur raste kur nuk jemi pajtuar me qëndrimet apo sjelljet e tyre. Por asnjëherë nuk i kemi penalizuar me buxhet apo në ndonjë formë tjetër. • Me komunitetin e bizneseve: Nuk kemi qenë gjithmonë në një mendim për politikat ekonomike. Megjithatë, asnjëherë nuk i kemi trajtuar si armiq dhe nuk i kemi luftuar. Përkundrazi, kemi insistuar në dialog e komunikim të ngushtë për të sheshuar dallimet”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“• Me Gjykatën Kushtetuese: Ka pasur vendime që koha po tregon se kanë qenë të gabuara, të pabazuara dhe të motivuara. Por askujt në LDK nuk i ka shkuar në mendje të sulmojë Gjykatën. Gjithmonë kemi respektuar vendimet dhe kemi vepruar sipas tyre pa asnjë vonesë. • Me organizatat e shoqërisë civile: Edhe kur nuk jemi pajtuar me agjendat e tyre, asnjëherë nuk i kemi luftuar. Përkundrazi, kemi rritur transparencën dhe kemi intensifikuar komunikimin publik për të arsyetuar politikat tona. • Me aleatët tanë: Edhe kur kemi pasur mospajtime, kurrë nuk i kemi sharë apo kritikuar në publik. Përkundrazi, kemi forcuar komunikimin për të gjetur mirëkuptim. Kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme, kështu duhet të sillet një qeveri normale. Kjo lloj qasje është detyrimi i çdo qeverie. Përndryshe, vendi rrëshqet në autokraci partiake, siç po ndodh sot”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës
12/08/2026 - 07:53

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, u takua me Zlatan Elek, me kërkesë të tij, në Shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”. Elek shoqërohej nga Igor Simiq,...

Më shumëDetails

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin

Vuçiq foli për “devijimin e Ujmanit”, Ambasada e Gjermanisë kërkon përmbajtje nga deklaratat që pengojnë normalizimin
11/08/2026 - 23:02

Deklarata e presidentit serb për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër që do të shkaktonte tharjen e Ujmanit u pa edhe nga gjermanët si pengesë për...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti synon zgjedhje të reja më 27 dhjetor, po e shtyn konstituimin e Kuvendit për ta realizuar skenarin

Tahiri: Kurti synon zgjedhje të reja më 27 dhjetor, po e shtyn konstituimin e Kuvendit për ta realizuar skenarin
11/08/2026 - 22:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se zvarritja e konstituimit të Kuvendit nuk lidhet me pamundësinë për arritjen e një marrëveshjeje politike, por, sipas...

Më shumëDetails

Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione

Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione
11/08/2026 - 22:50

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur të gjithë zërave që e cilësuan si lajm të rremë renditjen e Shqipërisë në vend të parë në indeksin global të sigurisë...

Më shumëDetails

Daka: Gjykata Kushtetuese e njofton Prokurorinë për moszbatim të vendimeve të saj

Daka: Rama po i ‘tregon dhëmbët’, guxon me iu kundërvu VV-së
11/08/2026 - 22:34

Daka: Gjykata Kushtetuese e njofton Prokurorinë për moszbatim të vendimeve të sajShare Button Gazeta Blic Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, me moskonsituimin...

Më shumëDetails

“Nuk i vjen marre që po e shkel Rregulloren”, Gruda me kritika për Deharin

“Nuk i vjen marre që po e shkel Rregulloren”, Gruda me kritika për Deharin
11/08/2026 - 22:01

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Avni Deharin, lidhur me mënyrën e menaxhimit të situatës së krijuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Si e falsifikoi IP Petrol e Mikullovcit dokumentin e British Petrol për ta fituar një tender në vlerë mbi 15 milion euro – ja skema e mashtrimit, sipas Buzhalës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë