Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur për takimin që pati të premten në Alaskë me presidentin amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të dobishëm dhe në kohën e duhur”.
Në një konferencë për media pas takimit, lideri rus u shpreh se bisedimet me Trumpin ishin “të sinqerta dhe përmbajtësore”, duke shtuar se janë prekur çështje kyçe për marrëdhëniet dypalëshe dhe luftën në Ukrainë.
Putini gjithashtu ka thënë se Rusia “e respekton qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë”.
Ai nënvizoi se gjatë takimit u diskutua nevoja për të eliminuar “shkaqet” e konfliktit, një formulim që sipas analistëve nënkupton se Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e saj për Ukrainën – përfshirë largimin nga NATO dhe mosafrimin me Perëndimin.