Një vjedhje e rëndë ka tronditur familjen Krasniqi në fshatin Banjë të Malishevës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 gushtit 2025, kur familja ishte larguar në një aheng familjar. Persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tyre përmes një dritareje, duke demoluar disa dhoma dhe duke grabitur një shumë të madhe parash, rreth 40 mijë euro kursime familjare, si dhe stoli ari të bashkëshortes së ankuesit, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 23:30, ndërsa njësitë patrulluese dhe krimteknika kanë dalë në vendngjarje. Hetimet tashmë po zhvillohen nga njësia rajonale e Policisë së Gjakovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit.