Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova në prag të krizës energjetike (Video)

30/07/2022 - 21:28
në Ekonomi
A A
Kosova në prag të krizës energjetike (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohës të  fushës së energjetikës, konsiderojnë se Kosova ka burime të kufizuara. Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimit të saj në tregun ndërkombëtar ka ngritur alarmin edhe në Kosovë.

Stina e dimrit do të jetë sfidë në aspektin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar përmes një njoftimi edhe vetë KEDS-i, duke u bazuar në krizën e thellë energjetike në të cilën ka hyrë Evropa. Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala, tha se çmimet e rrymës në bursë janë rritur ndjeshëm, madje këto ditë është thyer edhe rekordi për çmim të lartë, nga 250 sa ishte kohë më parë, tani është në 735 euro megavati.

“Ne vetëm se kemi hyrë në krizë, qysh verës. E jo vetëm ne, por e tërë Evropa. E kjo na shpije padyshim deri në situata të paqarta në të ardhmen. Ne nuk e dimë se çfarë dimri do të vijë”, thotë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

“Ne jemi në verë dhe kemi aktualisht çmime pesëfish më të larta sesa vera e vitit të kaluar”, thotë Buzhala.

Përderisa Buzhala thotë se furnizimi me energji vazhdon pasi verës ka kapacitete të mira vendore që e mbulojnë pjesën më të madhe të konsumit, eksperti i energjisë, Bedri Dragusha thotë se qeveria duhet të marrë masa për stinën e dimrit.

Duke komentuar marrëveshjen me MCC-në për sektorin e energjisë së ripërtërishme, Dragusha thotë se çdo marrëveshje ose investim në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i dobishëm, porse përfitimet do të jenë të më vonshme, sepse Kosova akoma nuk siguron furnizimin stabil me energji.

“Kosova ka burime të kufizuara të energjisë së ripërtërishme, për shembull nëse e marrim ujin pothuajse të gjitha burimet i kemi shteruar në kuptim të shfrytëzimit, erë ka në disa vende, por jo mjaftueshëm, diell ka, por çka do të bëjmë kur të vijë dimri dhe kërkesat për energji janë të mëdha”, thotë Bedri Dragusha, ekspert për energji. .

Ndërkaq, Kosova e ka të vështirë sigurimin e energjisë nga tregjet e jashtme, pasi sipas zyrtarëve të KEDS-it, ajo është e bllokuar nga aktorët e mëdhenj. Sipas tyre, KEDS kishte shpallur tender në bursat  ndërkombëtare, por kishte plot raste kur nuk kishte marrë asnjë ofertë, ndërsa edhe ato që arriti t`i merrte, ishin me çmime astronomike./RTK/

 

JU REKOMANDOJMË

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA’s

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA’s
01/10/2026 - 08:43

Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe...

Më shumëDetails

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%
30/09/2026 - 14:01

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se 102 milionë...

Më shumëDetails

Apartments Harmonia nga Dijari Sh.P.K hapësira moderne dhe në harmoni me nevojat e përditshme

Apartments Harmonia nga Dijari Sh.P.K hapësira moderne dhe në harmoni me nevojat e përditshme
29/09/2026 - 22:40

Kompania e njohur e ndërtimit Dijari Sh.P.K me apartamentet Harmonia është vendi ideal për ju. Dijari Sh.P.K ndërton ambiente me funksionalitet dhe estetikë, duke krijuar hapësira moderne, komode...

Më shumëDetails

Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse

Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
27/09/2026 - 08:27

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndërmarrë masa për përballimin e inflacionit, duke propozuar uljen ose...

Më shumëDetails

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025
26/09/2026 - 18:06

Instituti GAP ka publikuar një tabelë me të dhëna të emigrimit të kosovarëve në shtetet e BE-së. Në të dhënat e publikuara tregohet se vetëm gjatë vitit 2025...

Më shumëDetails

Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center
23/09/2026 - 23:26

Rrjeti gjigant i marketeve Emona Center ka shpërblyer fituesin e çmimit kryesor të WinFest me veturë Renault Capture, me ç'rast ka falënderuar gjithë klientët që ishin pjesë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1376 Shpërndaje
    Shpërndaje 550 Tweet 344
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    414 Shpërndaje
    Shpërndaje 166 Tweet 104
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    270 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 68
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë