Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

06/01/2026 - 17:56
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të një hulumtimi për parregullsitë në sektorin privat të shëndetësisë, Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë me të cilin është gjobitur me 4 mijë euro IPSh (Institucioni Privat Shëndetësor) “Ona Dent” me themelues Petrit Ademi për shkelje të dispozitave të Ligjit të Shëndetësisë.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit të Shëndetësisë të datës 16.10.2025 bëhet e ditur se “Ona Dent” nuk u ishte bindur rekomandimeve të dhëna nga inspektimi fillestar, duke mos përmbushur ato, raporton Veriu.info.

Për shkak të një numri të madh të gjeturave, Inspektorati Shëndetësor i ka ndaluar “Ona Dent” ofrimin e shërbimeve deri në tërheqjen e licencës në DLA të Ministrisë së Shëndetësisë, sikurse që është vendosur shenja “ndalim i përkohshëm të veprimtarisë” në ortopan.

Po ashtu doktores Albana Muhadri i është ndaluar ofrimi i shërbimeve deri në lajmërim në DLA.

Më tej Inspektorati Shëndetësor konstaton se IPSh “Ona Dent” e Petrit Ademit ka bërë shkelje të Ligjit për Shëndetësi, duke ushtruar veprimtarinë pa përmbushur kushtet ligjore dhe nuk i ka zbatuar masat e urdhëruara.

Nga postimet e bëra në rrjete sociale, shihet se “Ona Dent” është një klinikë stomatologjike ku kanë marrë shërbime VIP-at vendorë, duke përfshirë grimeren e famshme Sellma Kasumoviq, këngëtaren Loredana Zefi e shumë të tjerë/Veriu.info

LEXONI EDHE:

Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

Ambulancë pa licencë, staf ilegal dhe Antishok terapi gjysmake – skandali i “Dental Care” në Prishtinë (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik
21/11/2026 - 20:18

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e këtij sektori. Në mesin e kritikëve është...

Më shumëDetails

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit
21/11/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i banimit social në Pejë është në fazën finale, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

KEK nënshkruan kontratë afro 95 mijë euro për remontin e pajisjeve vitale në “Kosova A”

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
21/11/2026 - 19:52

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë