Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

03/03/2026 - 20:11
në Lajme
A A
Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut izraelit, Gideon Saar, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, sipas ministrisë që ai e drejton.

“Forca nuk mund t’i zgjidhë vërtet problemet. Në vend të kësaj, ajo shpesh krijon probleme të reja dhe lë pasoja serioze afatgjata. Vlera e vërtetë e fuqisë ushtarake nuk ndodhet në fushën e betejës, por në parandalimin e luftës” – citohet t’i ketë thënë Yi Saarit përmes një telefonate, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri kinez i tha homologut izraelit se Kina beson në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare dhe rajonale përmes dialogut dhe negocimit dhe do të vazhdojë që të luajë rol konstruktiv në lehtësimin e situatës.

Telefonata e së martës vjen pas tri të tillave që kryediplomati kinez i zhvilloi të hënën me homologët nga Irani, Franca dhe Omani. Gjatë këtyre bisedave, ai u bëri thirrje shteteve të Gjirit Persik që të bashkohen kundër ndërhyrjes së jashtme.

Megjithatë, ai nuk ka biseduar me homologun amerikan, Marco Rubio, që nga e shtuna, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit. Në mesin e të vrarëve ishte edhe lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Teherani dhe Bejruti u goditën nga shpërthimet të martën, ndërsa tregjet financiare pësuan goditje në mbarë botën për shkak të mundësisë për pengim të zgjatur të dërgesave globale të energjisë si pasojë e luftës ajrore amerikano-izraelite kundër Iranit.

JU REKOMANDOJMË

Sulm me dron afër Konsullatës së ShBA’së në Dubai, Rubio jep detaje

Sulm me dron afër Konsullatës së ShBA’së në Dubai, Rubio jep detaje
03/03/2026 - 22:56

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai, raporton NBC News.Rubio tha se sulmi...

Më shumëDetails

Gorani i ashpër: Fati i vendit varet nga një garniturë e kalamajve joseriozë

Gorani i ashpër: Fati i vendit varet nga një garniturë e kalamajve joseriozë
03/03/2026 - 22:46

Opinionisti Dukagjin Gorani në “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se fati i Kosovës është në duar të siç i quan ai, “kalamajve politikë”.Sipas tij, po qytetarët e...

Më shumëDetails

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit
03/03/2026 - 22:40

Zgjidhet pasuesi, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Hosseini djali i madh i Khameneit Mojtaba Hosseini Khamenei, djali i madh i Ajatollahut Ali Khamenei, është zgjedhur Udhëheqësi i...

Më shumëDetails

“LDK e PDK i frikësohen zgjedhjeve”, Canaj: Kurti e ka kuptuar

“LDK e PDK i frikësohen zgjedhjeve”, Canaj: Kurti e ka kuptuar
03/03/2026 - 22:24

Analisti politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka kuptuar mirë se partitë opozitare, LDK dhe PDK, hezitojnë të shkojnë në...

Më shumëDetails

“E ke votën time”- Haradinaj thotë se ka vota për president në Vetëvendosje

28 vjet nga protestat studentore, Haradinaj: Historia e shqiptarëve – histori përpjekjesh të pandalura për liri
03/03/2026 - 22:17

Ramush Haradinaj deklaroi se një numër (jo i vogël), i deputetëve të VV-së i kanë pretuar votën në rast se do të ishte në garë për president të...

Më shumëDetails

Bejta: Nuk ka matematikë që e zgjedh Osmanin presidente

Bejta: Nuk ka matematikë që e zgjedh Osmanin presidente
03/03/2026 - 22:11

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për një mandat të dytë në krye...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë