Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Po, unë jam drenicake

19/05/2026 - 16:13
në Opinione
A A
Po, unë jam drenicake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Doruntina Meha

Meqenëse është ndezur përsëri flaka e egër e ofendimeve dhe propagandës kundër Drenicës e orkestruar me saktësi nga partia në pushtet dhe ushtria e saj e militantëve e shoh të pamundur të hesht. Sa herë që këtij pushteti i lëkundet karrigia apo i zbulohen dështimet, ata kthehen te instrumenti i tyre i preferuar: fyerja, stigmatizimi dhe anatemimi i një rajoni të tërë që guxon të mos u nënshtrohet.

Në këtë klimë ku Drenica sulmohet egër nëpër rrjete sociale, mua më vjen ndërmend një shprehje që e kam dëgjuar sa e sa herë në përditshmërinë time në Prishtinë: “Sa interesante, ti nuk dukesh si prej Drenice”.

Kur më thonë këtë, buzëqeshja ime e parë është e detyruar, buron nga mirësjellja, por brenda vetes ndiej një pickim të thellë. Çfarë presin të shohin? Një uniformë të vjetër fshati? Diçka të trashë, të prapambetur e të vjetruar që nuk përputhet mediatikisht me grimin modern, me diplomën e një universiteti apo me rrjedhshmërinë e gjuhëve që flas? Në sytë e tyre, elitizmi i ri urban ka vendosur ca korniza qesharake se si duhet të duket inteligjenca. Por unë, sot më zëshëm se kurrë, ua kthej: Po, unë jam prej Drenice.

Jam rritur në Skenderaj dhe rrënjët e mia zënë fill në Prekaz. Jo në atë Prekazin që njihet vetëm përmes fotografive të historisë, por në Prekazin e kullave që nuk u gjunjëzuan kurrë. Unë vij nga ajo tokë që i dha këtij kombi Ahmet Delinë, që la fjalën e parë të rezistencës me sopatë në dorë; vij nga Prekazi i Tahir Mehës, që e ktheu kullën në kështjellë të pamposhtur kundër një ushtrie të tërë; dhe vij nga Prekazi i Kryekomandantit Adem Jashari e i asaj familjeje martire, flakërimi i të cilëve ndriçoi rrugën e lirisë sonë.

Këta emra nuk i kam mësuar në librat e historisë shkollore. I kam në kodin tim gjenetik. Prandaj, kur flas për patriotizëm, unë nuk bëj teori kafenesh, unë flas për trashëgiminë e gjakut që më mban shtyllën kurrizore të drejtë.

Atyre që sot bëjnë mahi me asfaltin, me fshatarët apo që lëshojnë barsoleta cinike për Drenicën, u kujtoj një dallim të madh e të dhimbshëm: Ndërsa shumica e këtij vendi luftën e ka parë përmes ekraneve të televizorit nga komoditeti i refugjatit apo i qyteteve të mbrojtura, unë e kam jetuar atë.

Isha vetëm 4 vjeçe. Në moshën kur fëmijët e botës mësonin ngjyrat dhe lojërat, unë me sytë e mi të vegjël kam parë tmerrin e zhveshur të vdekjes. Kam parë flakët që gllabëronin shtëpitë, kam dëgjuar krismat që çanin qiellin dhe kam ndier tmerrin e ikjes maleve.

Sot e kësaj dite, në vitin 2026, nënvetëdija ime refuzon ta harrojë atë kohë. Ende zgjohem natën nga ankthe që kanë ngjyrën e zjarrit të vitit ’98-’99. Ende, sa herë që ndonjë aromë e fortë më godit në fund të fytit, ajo nuk është thjesht erë tymi është era e barutit të djegur, era e shkrumbit të shtëpive tona, era e zjarrit që tentoi të na shuante si qenie, por që dështoi. Këtë përjetim nuk ta fshin dot asnjë parfum i shtrenjtë i kryeqytetit, asnjë petk “civilizimi” urban.

Ne nuk jemi vetëm luftëtarë, ne jemi dinjiteti i këtij vendi

Drenicën e kanë sulmuar gjithmonë me terma përçmues. Na kanë quajtur ruralë, na kanë akuzuar se “kemi prishur rehatinë me Jugosllavinë”, na kanë parë si të egër e si njerëz që dinë vetëm të kapin armën. Sa shumë gabojnë.

Drenicakët nuk janë vetëm luftëtarë; janë njerëzit më bujarë, më besnikë dhe më krenarë që ka kjo tokë. Ne jemi ata që dimë të japim gjithçka kur të tjerët llogarisin fitimin. Ne jemi ata që qëndrojmë kur të tjerët ikin. Unë i kam kultivuar këto vlera si xhevahiret e mia më të çmueshme. Jam e shkolluar, jam e hapur ndaj botës, flas gjuhët e saj, por nuk e kam shitur dhe nuk do ta shes kurrë rrënjën time për t’u dukur “e civilizuar” sipas standardeve sipërfaqësore të Prishtinës së re.

Kur them “unë jam Drenicake”, unë mbroj një ushtri të tërë vajzash dhe djemsh që studiojnë jashtë, që udhëheqin profesione moderne, por që në çdo moment rreziku për Kosovën, dalin të parët me damarin e pastër të patriotizmit pa llogari. Sepse Drenica na ka edukuar me një parim të prerë: liria nuk të dhurohet, ajo fitohet me gjak, ruhet me dije dhe trashëgohet me dinjitet.

Prandaj po, unë jam Drenicake. Dhe kjo nuk është thjesht origjinë, ky është nderi im më i madh jetësor.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë