Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë fshihet pas tenderit për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë? (Video)

20/05/2026 - 20:39
në Kuriozitete, Lifestyle
A A
Çfarë fshihet pas tenderit për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë? (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çfarë fshihet pas tenderit për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë? (VIDEO)

20.05.2026 19:22

Tenderi për trajtimin e qenve endacakë në Mitrovicë është shndërruar në një sagë të gjatë ankesash, përplasjesh institucionale dhe dyshimesh për favorizim në prokurim publik.

Gjithçka nisi në prill të vitit 2025, kur Komuna e Mitrovicës hapi tenderin 400 mijë eurosh për trajtimin e qenve endacakë, me kritere që operatorët ekonomikë i konsideruan diskriminuese. Kompania “Mitro Vet” kundërshtoi kërkesat për qarkullim financiar prej 300 mijë eurosh, kontrata të ngjashme dhe strehimore me kapacitet minimal prej 100 qenve, duke pretenduar se ato kufizonin konkurrencën dhe favorizonin operatorë të caktuar.

Pas ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, i njëjti i dha pjesërisht të drejtë kompanisë, duke konstatuar se disa kritere ishin të ekzagjeruara dhe jo në përputhje me konkurrencën e lirë. Tenderi u pezullua, ndërsa më pas Komuna e Mitrovicës e anuloi procedurën me arsyetimin se nuk kishte mjete të mjaftueshme buxhetore.

Por në vitin 2026, procedura u rikthye përmes një ritenderimi prej 300 mijë eurosh, duke hapur një tjetër përplasje mes Komunës së Mitrovicës, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe operatorit ekonomik “Mitro Vet”.

Kësaj here, problemi kryesor u bë licenca e strehimores për qen. “Mitro Vet” pretendon se AUV nuk ia kishte përfshirë në licencë kapacitetin e strehimores, ani pse sipas Udhëzimit Administrativ dhe një shkrese të drejtorit të AUV-së, Sadik Heta, ky element duhej të ishte pjesë e vendimit. Për shkak të mungesës së këtij detaji, kompania pretendon se iu pamundësua pjesëmarrja në tender.

Ironikisht, sipas procesverbaleve të inspektorëve të AUV-it, strehimorja e “Mitro Vet” kishte kapacitet për 350 qen, disa fish më shumë se minimumi i kërkuar prej 100 qenve.

Pas përjashtimit të “Mitro Vet”, në garë mbeti vetëm grupi i operatorëve “Veterinaria” dhe “Adopt Animals”, me pronarë Avni dhe Blendor Kadriu. Kompania u ankua sërish për procedurën në OShP, duke pretenduar se Komuna e Mitrovicës kishte lënë vetëm 24 orë afat për dorëzim ofertash pas vendimit të OShP-së, duke pamundësuar konkurrencë reale.

Në përgjigjen për Kiks Kosovën, Komuna e Mitrovicës arsyetoi anulimin e tenderit të parë me mungesë të mjeteve buxhetore, ndërsa për kriteret e ritenderimit tha se ato janë vendosur në funksion të garantimit të cilësisë së shërbimit dhe interesit publik. Komuna mbrojti edhe afatin prej 24 orësh për ofertim, duke pretenduar se operatorët ekonomikë kishin qenë të njoftuar paraprakisht me dokumentacionin e tenderit.

Ndërkohë, AUV konfirmoi se në Kosovë janë 21 strehimore të licencuara, por vetëm njëra prej tyre e ka të përfshirë në vendim numrin e kafazeve, ndërsa te 20 të tjerat ky element figuron vetëm në procesverbale dhe dokumente inspektimi.

Aktualisht, ankesa e fundit vazhdon të shqyrtohet në OShP, ndërsa saga e tenderit për qentë endacakë vazhdon të shoqërohet me dyshime për trajtim të pabarabartë, procedura të kontestuara dhe mungesë të konkurrencës reale.

E derisa institucionet vazhdojnë betejën me ankesa, vendime e interpretime ligjore, qentë endacakë vazhdojnë të mbeten në rrugët e Mitrovicës.

Ndiqni në vijim kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova për këtë çështje:

Ndiqeni emisionin e plotë:

JU REKOMANDOJMË

Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht

Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
20/08/2026 - 14:37

Hëna e gjakut po vjen. Ngjarja magjepsëse astronomike do të shihet në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut më 27 dhe 28 gusht. Hëna e gjakut...

Më shumëDetails

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët
19/08/2026 - 08:59

Një robot humanoid i kompanisë Unitree ka arritur një shpejtësi që, sipas kompanisë, tejkalon atë të sprinterit legjendar Usain Bolt gjatë rekordit të tij botëror. Roboti arriti një...

Më shumëDetails

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…

Konsumimi i alkoolit e ka një të mirë…
16/08/2026 - 17:30

Konsumimi i alkoolit rrit memorien e informacioneve të mësuara më parë. Sipas një studimi në “University of Exer” ku ishin të përfshirë 88 konsumues – të ndarë në...

Më shumëDetails

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë

Shpesh ngatërrojmë obsesionin me dashurinë
15/08/2026 - 17:29

Psikologia Loreta Caka ka folur për mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dashurinë, duke theksuar se shpesh tërheqja ndaj së paarritshmes dhe nevoja për dramë mund të ngatërrohen...

Më shumëDetails

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit

“Nuk munda të flija”: Njerëzit raportojnë simptoma të pazakonta pas eklipsit
14/08/2026 - 21:56

Pas eklipsit diellor më 12 gusht, mediat sociale u mbushën me foto të qiellit, si dhe me disa postime të pazakonta. Disa përdorues pohuan se në ditët përreth...

Më shumëDetails

Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur
14/08/2026 - 21:47

Një grup punëtorësh ndërtimi në Gent të Belgjikës bëri një zbulim të jashtëzakonshëm gjatë punimeve në një bodrum të vjetër vere. Ata gjetën monedha dhe shufra ari me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia nxjerr Pamjet: Pse u arrestua Elvis Kosova në Palasë?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë