Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

02/07/2026 - 14:03
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfitimi nga tenderëve publikë dhe as puna pa licencë në Kijevë të Malishevës, duket se nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur egon e EX FIS Sh.P.K. të Isa Muharremi, pasi që kjo kompani është kapur duke abuzuar edhe me çmime të derivateve të naftës në kohë krize.

Veriu.info ka siguruar dosjen e lëndës së inspektimit të kryer nga inspektorët e tregut të Ministrisë së Tregtisë dhe inspektorët e ATK-së në një pikë të saj në Fushë Kosovë, ku është zënë duke shitur derivate të naftës me çmime më të larta se sa ato që janë të lejuara me vendim shtetëror në kohë krizë, të cilat përditësohen në baza ditore prej shpërthimit të luftës së ShBA-së e Izraelit me Iranin.

Në procesverbalin e Inspektoratit të Tregut të siguruar nga Veriu.info, shihet se në pikën e EX FIS në Fushë është realizuar një inspektim më datë 6 mars 2026, ku është konstatuar se kjo kompani ka tejkaluar marzhën maksimale të lejuar për shitje të derivateve të naftës.

Për shkak të kësaj shkeljeje të Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe dëmtimit të konsumatorëve, Inspektorati i Tregut më 23 mars ka filluar procedurën kundërvajtëse ndaj EX FIS pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Divizioni për Kundërvajtje në Fushë Kosovë.

“Bazuar në procesverbalin nr. 000393/24 të datës 06/03/2026 dhe në Raportin e Administratës Tatimore të Kosovës me ç’rast është konstatuar që Operatori Ekonomik “EX FIS “shpk, e ka tejkaluar Marzhën Tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë për produktin të Dizel, Benzinë, i cili nuk e ka respektuar vendimin për rregullimin e çmimeve të caktuara. Veprim ky në kundërshtim me nenin 15 të Ligjit nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme, i sanksionuar me nenin 19 paragrafi 13 të po të njëjtit ligj dhe në nenin 26 të Ligjit nr. 06/034 Për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ndëshkohet me nenin 137 të po të njëjtit ligj”, thuhet në arsyetimin e kësaj kërkese për fillimin e procedurës kundërvajtëse.

Sanksionet e nenit 19, paragrafi 13

Për shkelje të vendimit për marzhën e fitimit maksimal, në kërkesë thuhet se sanksioni është paraparë me nenin 19, paragrafi 13 i Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.

Sipas paragrafit 13, dënimi maksimal për persona juridikë është i paraparë në shumën prej 6 mijë euro.

“Kushdo që, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, nuk respekton kufizimin e çmimit të produktit të naftës ose karburantit të ripërtëritshëm dënohet me gjobë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik”, thuhet në paragrafit 13 të nenit 19 të Ligjit nr.08/L-018.

Ndryshe, kompania EX FIS Sh.P.K. që merret me shitjen e derivateve të naftës me shumicë dhe pakicë është e themeluar në vitin 2005, ku 100% të aksioneve i zotëron biznesmeni Isa Muharremi.

Foto: Isa Muharremi – pronar i EX FIS
Foto: Isa Muharremi – pronar i EX FIS

LEXONI EDHE:

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

KEK-u nuk ndalet, i jep sërish tender me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis” të Isa Muharremit

Si përfunduan milionat e KEK-ut te donatori i VV-së, “Ex Fis”?

KEK-u i jep sërish 260 mijë euro me negocim donatorit të VV-së, “Ex Fis”

Prokuroria Speciale nis hetimet për furnizimin 7 vjeçar me kerozinë të Aeroportit nga EXFIS’i Isa Muharremit, që e financoi VV-në në fushatë

Tags: Ex FisIsa Muharremi

JU REKOMANDOJMË

Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”
20/10/2026 - 16:38

Gjatë raportimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë përplasur verbalisht...

Më shumëDetails

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi

Tensionet në Shqipëri, ambasadori amerikan, ai gjerman dhe ai i BE’së në zyre te Begaj, në takim edhe Mejdani e Topi
20/10/2026 - 16:28

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë. Presidenti i Republikës, Bajram...

Më shumëDetails

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë

Rekord i zi, nafta shkon edhe më lartë – shtrenjtohet edhe më shumë
20/10/2026 - 16:18

Çmimet e naftës ne bursa arritën të martën nivelin më të lartë pesë mujor. Nafta e papërpunuar brent tejakloi 110 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që...

Më shumëDetails

Ky është përfaqësuesi i PDK-së në Grupin Punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në Apel

Reagon PDK-ja: Beteja për drejtësi vazhdon deri në fund
20/10/2026 - 16:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të jetë përfaqësues i Grupit Parlamentar të kësaj partie, në grupin punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK’së në...

Më shumëDetails

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin

Ngjarja që tronditi Vitinë: 25 vjet burgim për Egzon Shalltin, që e goditi me veturë 20-vjeçarin
20/10/2026 - 15:56

Egzon Shallti është dënuar me 25-vjet burgim. 22-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Auron Ferizit, 20-vjeç, të cilin e goditi me veturë në afërsi të sheshit të...

Më shumëDetails

Procesi i Berlinit, Kurti e Rama në listën e të ftuarve

Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
20/10/2026 - 15:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrin pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë