Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës

08/07/2026 - 12:09
në Opinione
A A
Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Naim Jakaj

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit nuk kanë prodhuar ndryshim të madh në renditjen e partive politike, por kanë ngushtuar paksa epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndonëse LVV-ja mbetet forca më e madhe politike në vend, përfaqësimi i saj parlamentar është zvogëluar, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja kanë shënuar rritje të lehtë. Kjo e bën Kuvendin më të balancuar dhe rrit nevojën për bashkëpunim politik.

Në javët e ardhshme, vëmendja do të përqendrohet te koalicionet, formimi i qeverisë dhe ndarja e pushtetit. Megjithatë, sfida kryesore e qeverisë së re nuk do të jetë vetëm krijimi i institucioneve, por aftësia e tyre për të marrë vendime në disa prej çështjeve më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

Krijimi i koalicionit qeverisës dhe zgjedhja e presidentit

Sfida e parë do të jetë krijimi i një shumice parlamentare të qëndrueshme dhe formimi i institucioneve të reja. Ndonëse LVV-ja ka dalë sërish partia e parë, rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë prodhuar një shumicë për të qeverisur e vetme.

Edhe pse LVV-ja mund ta krijojë një koalicion qeverisës me komunitetet joshumicë, nevoja për zgjedhjen e presidentit e bën krijimin e një koalicioni më të madh qeverisës të domosdoshëm, sepse Kushtetua kërkon së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë.

Megjithatë, deklaratat e para pas zgjedhjeve tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë. PDK-ja ka kërkuar një marrëveshje politike për funksionalizimin e institucioneve, LDK-ja ka theksuar se iniciativa duhet të vijë nga partia fituese, ndërsa AAK-ja vazhdon të mbajë qëndrim refuzues ndaj një bashkëpunimi me LVV-në.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri për dialog me partitë e tjera, ndërsa edhe PDK-ja dhe LDK-ja kanë folur për nevojën e marrëveshjeve politike për funksionalizimin e institucioneve.

Megjithatë, deklaratat publike nuk mjaftojnë. Nuk ekziston asnjë pengesë që partitë të nisin qysh tani diskutimet për çështjet strategjike që i presin pas certifikimit të rezultateve, pasi çdo vonesë rrezikon përsëritjen e krizës institucionale që e çoi vendin në zgjedhjet e parakohshme.

Kostoja e jetesës dhe inflacioni

Inflacioni në Kosovë mbetet i lartë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit ishte 6.8% në maj të vitit 2026, pasi një muaj më parë kishte arritur në 7.5%, duke konfirmuar se rritja e çmimeve vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Prandaj, qeveria e ardhshme do të duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë kostos së jetesës.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar te çmimi i naftës, i cili është rritur me 36%, ndërsa çmimet e transportit dhe të energjisë elektrike janë rritur me 14% dhe 13% respektivisht. Rritje çmimesh janë shënuar edhe te produktet ushqimore, si çmimi i mishit të viçit, i cili është rritur me 16%, ndërsa ai i domateve me 27%.

Këta janë vetëm disa shembuj që ilustrojnë pasojat e inflacionit të lartë në jetën e përditshme të qytetarëve. Për shumë familje, të ardhurat nuk kanë arritur ta ndjekin ritmin e rritjes së çmimeve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve bazë.

Si rezultat, cenohet standardi i jetesës, zvogëlohet fuqia blerëse dhe rritet pasiguria ekonomike, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në këto rrethana, inflacioni nuk mbetet më vetëm një tregues ekonomik, por shndërrohet në një sfidë sociale që prek drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve.

Për këtë arsye, qeveria e ardhshme do të duhet të ofrojë politika konkrete dhe të qëndrueshme për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Kjo nënkupton angazhim më të madh, vendime strategjike dhe një qasje afatgjatë për forcimin e mirëqenies ekonomike të familjeve.

Energjia dhe projekti amerikan i gazit

Kosova vazhdon ta prodhojë rreth 90% të energjisë elektrike nga termocentralet me qymyr, ndërsa mungesa e kapaciteteve të reja prodhuese ka rritur varësinë nga importi. Vetëm në pesë vjetët e fundit janë shpenzuar afro 1 miliard euro për import të energjisë elektrike, një kosto që është reflektuar edhe në faturat e qytetarëve dhe bizneseve.

Për më tepër, sipas kushteve të privatizimit të distribucionit, investimet prej 300 milionë euro në rrjetin energjetik janë financuar nga qytetarët përmes tarifave të energjisë elektrike, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e kostos së zhvillimit të sektorit të bartet drejtpërdrejt te konsumatorët.

Për më shumë se pesë vjet, Kosova ka mbetur jashtë projekteve rajonale të gazit të mbështetura nga SHBA-ja, ndërsa vendet fqinje kanë avancuar me investime dhe marrëveshje të reja energjetike.

Debati aktual për gazin e lëngshëm natyror (LNG) është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Përderisa LVV-ja flet për gazifikimin e qymyrit dhe bashkinvestimin në terminalin e Vlorës, partitë opozitare mbështesin përfshirjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit të lëngshëm.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mesazhin më të qartë deri më tani se Kosova duhet të veprojë shpejt nëse dëshiron të bëhet pjesë e këtij zinxhiri furnizimi.

Në këto rrethana, Kuvendi duhet të hapë një debat për kostot, përfitimet dhe ndikimin strategjik të këtij projekti. Legjislatura e re e Kuvendit I do të duhet të vendosë nëse Kosova do t’u bashkohet projekteve rajonale të gazit të mbështetura nga SHBA-ja, apo do të vazhdojë të mbetet jashtë tyre.

Përtej rëndësisë që ka diversifikimi i burimeve të energjisë dhe reduktimi i varësisë nga qymyri, përfshirja e Kosovës në këtë projekt do të kishte edhe një dimension të rëndësishëm gjeostrategjik.

Integrimi në infrastrukturën rajonale të LNG-së do ta forconte pozitën e Kosovës si një partner më i rëndësishëm në tregun energjetik të Europës Juglindore, duke rritur sigurinë e furnizimit dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunim më të ngushtë SHBA-në dhe me vendet fqinje.

Këto janë vetëm tri nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme të Kosovës, që kërkojnë vendime të vështira, vizion afatgjatë dhe guxim politik, pasi prekin ekonominë, energjinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Pasojat e tyre do të zgjasin për dekada dhe do të ndikojnë edhe gjeneratat e ardhshme.

JU REKOMANDOJMË

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë