Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

27/07/2026 - 13:27
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Kur dikush thotë se është me profesion doktor, presupozohet se është edhe intelektuali, i matur dhe i sjellëm. Por jo krejt këto cilësi del se i ka stomatologu, Fitim Xhoxhaj i ordinancës “Inna Dental Clinic”, pasi që i njëjti ka penguar inspektorët shëndetësorë në kryerje të detyrës zyrtare, duke i ofenduar dhe kërcënuar, sa që të njëjti është dashur të kërkojnë asistimin e policisë. Kështu thuhet në një vendim të Inspektoratit Shëndetësor që e ka siguruar Veriu.info.

Inspektorët Shëndetësorë të Ministrisë së Shëndetësisë më 18 janar 2026 kanë realizuar inspektim në ordinancën “Inna Dental Clinic” në Fushë Kosovë me pronare Evelina Osmani – shtetase e Shqipërisë, pas një ankese të pranuar nga profesionistja shëndetësore Esma I., e cila ka denoncuar këtë klinikë për shfrytëzim të padrejtë dhe bllokim të licencës profesionale.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Inspektoratit Shëndetësor që mban datën 26 janar 2026 që është nxjerrë pas inspektimit të realizuar një javë më herët, ku “Inna Dental Clinic” është gjobitur me 10 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi, pasi që është konstatuar se e ushtron veprimtarinë pa përmbushur kushtet ligjore.

Në vendim bëhet e ditur se Dr. Fitim Xhoxhaj që është bashkëshorti i pronares së ordinancës, ka penguar, ofenduar e kërcënuar inspektorët shëndetësorë.

“Inspektorati shëndetësor u pengua nga Dr. Fitim Xhoxhaj për kryerjen e inspektimit kërkonte vendim nga prokurori edhe pse nuk ishte person i autorizuar i këtij institucioni. Dr. Fitim Xhoxhaj ofendonte Inspektoratin me fjalë të cilat nuk duhet të përdor një mjekë dhe tanë kohën na kërcënonte . Inspektorati Shëndetësor kërkoj asistence nga stacioni i policisë Fushë Kosovë për realizimin e inspektimit”, thuhet në vendimin e siguruar nga Veriu.info.

Pas asistencës së policisë, inspektorët kanë realizuar inspektimin në “Inna Dental Clinic”, ku kanë gjetur se në këtë klinikë ofroheshin shërbime të implantologjisë-kirurgjisë orale dhe shërbime të ortodoncisë nga Dr. Fitim Xhoxhaj, por i cili nuk kishte përgatitje profesionale për ofrimin e tyre. Madje, në esencë këto shërbime ishin krejtësisht ilegale për këtë ordinancë, pasi që “Inna Dental Clinic” nuk ishte e licencuar për ofrimin e tyre nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë inspektimit janë zhvilluar biseda me përfaqësues të IPSh-së. Bazuar në dokumentacionin në dispozicion dhe verifikimin e tij, është evidentuar se në këtë institucion ofrohen shërbime me karakter specialistik të implantologjisë-kirurgjisë orale, dhe shërbimi për ortodonci. Në regjistrin e pacientëve figurojnë ndërhyrje të karakterit specialistik, ndërsa në ambientet e punës janë identifikuar pajisje specifike për përdorim në trajtime implantologjike dhe ortodontike. Sipas deklaratës së znj. Evelina Osmani, shërbimet specialistike për implantologji dhe ortodontike kryhen nga Dr. Fitim Xhoxhaj, doktor i stomatologjisë, mirëpo nuk u ofrua dokumentacion që vërteton përgatitjen e tij profesionale apo ndonjë kualifikim shtesë për ofrim e këtyre shërbimeve specialistike. Bazuar në shërbimet e paraqitura në me sistemin e DLA-së ky institucion nuk është i licencuar për ofrimin e shërbimeve specialistike të Implantologjisë dhe Ortodoncisë siç kërkohet me Ligjin për Shëndetësi dhe aktet nënligjore përkatëse”, thuhet në vendimin për gjobitjen e “Inna Dental Clinic”.

Në fund të vendimit inspektorët shëndetësorë theksojnë faktin se “Inna Dental Clinic” nuk ka plotësuar asnjë rekomandim të dhënë nga Inspektorati Shëndetësor.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Inna Dental Clinic” Sh.P.K. për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Foto: Dr. Fitim Xhoxhaj
Foto: Dr. Fitim Xhoxhaj

LEXONI EDHE:

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

Tags: Fitim XhoxhajInna Dental Clinic

JU REKOMANDOJMË

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së

“Sot e kishim votu Hashim Thaçin për president”, befason deputeti i LDK-së
16/09/2026 - 20:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi. Sadiku ka thënë se...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin

Ambasadori gjerman, Rudolph: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin
16/09/2026 - 20:38

Ambasadori gjerman në Kosovë ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur sot në gjyqin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve....

Më shumëDetails

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin
16/09/2026 - 20:15

vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit. Pas takimit, ai ka...

Më shumëDetails

Verdikti në Hagë, Eman Rrahmani: Do të veprojmë edhe me shkelje kushtetuese

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
16/09/2026 - 20:05

Deputeti i PDK-së Eman Rrahmani, ka thënë se janë duke i analizuar veprimet që do t'i ndërmarrin për ta parandaluar një padrejtësi që po iu bëhet ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Elisa Spiropali

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë
16/09/2026 - 19:52

Ish-ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Sipas saj “Gjykata nuk mund ta rishkruajë si projekt kriminal luftën...

Më shumëDetails

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë